1 minute read

Funksionet gramatikore të fjalëve në fjali

1 Bëni analizën e gjymtyrëve në fjalinë e mëposhtme. Sot më janë hapur sytë. Sikur të mos kisha ruajtur qetësinë e brendshme shpirtërore, nuk do të kisha shpëtuar kurrë. Ndoshta asaj duhet t’i jem falë që u bëra ky që jam sot, qetësisë që më pushtoi si kaluan ato ditët e para në anije. Por atë qetësi unë ua detyroj në radhë të parë njerëzve të anijes.

2 Në tekstin e mësipërm dalloni fjalët drejtuese dhe fjalët e varura. Mbani parasysh që një fjalë mund t’i kryejë të dyja rolet. Plotësoni tabelën.

Advertisement

Fjalë drejtuese

Fjalë e varur

3 Dalloni pohimet e vërteta dhe ato të gabuara. Shënoni me .

Fjalët luajnë rol drejtues kur u caktojnë fjalëve të tjera formën e shprehjes dhe rolin e tyre në fjali.

Mbiemri del gjithnjë si fjalë e varur.

Vetëm fjalët që ndodhen pranë njëra-tjetrës hyjnë në lidhje sintaksore. Mes kryefjalës dhe kallëzuesit duhet të ketë përshtatje në vetë dhe në numër.

Fjala e varur duhet të qëndrojë gjithnjë pranë fjalës drejtuese.

4 Për çdo pohim të gabuar, sillni nga një shembull që dëshmon të kundërtën.

5 Në fjalitë e mëposhtme, dalloni dhe përcaktoni funksionin e foljeve të pashtjelluara.

Thoni nëse dalin si fjalë drejtuese apo të varura.

Për të mësuar një gjuhë të huaj, duhet shumë vullnet.

Vullneti për të mësuar e lehtëson mjaft barrën e të nxënit.

Nuk flitet mirë një gjuhë e huaj, pa u mësuar si duhet gramatika e saj.

I vogli e përdor gjuhën e nënës pa i njohur rregullat e gramatikës.

Njeriu, duke u rritur, i humbet disa aftësi për mësimin e gjuhëve.

This article is from: