
1 minute read
Fjalitë e përbëra me bashkërenditje, llojet e tyre
from Gjuhë shqipe 8
1 Plotësoni fjalitë me fjalën/fjalët e duhura.
Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje janë _____________ prej njëra-tjetrës. Ato lidhen mes tyre me ___________ bashkërenditëse ose pa __________.
Advertisement
__________ e këtyre fjalive mund të qëndrojnë edhe si _________ më vete:
Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje shtuese lidhen me
_____________________________: e, dhe, jo vetëm…por edhe, as….as etj.
Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje kundërshtuese lidhen me ________________
_______________: po, por, mirëpo, kurse, veçse etj.
Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje veçuese lidhen me
_____________________________: ose, o, apo, ose....ose, o....o etj.
Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje përmbyllëse lidhen me a) Këtë fundjavë kam dëshirë të takoj prindërit e mi. Do të jem në punë sërish. b) Ishte dimër. Një shi i rrëmbyeshëm dukej sikur do të shpërthente egërsisht. c) Do të shkojmë në Theth. Do të shkojmë në Vlorë. ç) Tashmë jam 18 vjeç. Pres të më blesh makinën. d) Foli gjatë për arritjet e tij. Nuk tha asgjë të re.
____________________________: prandaj, ndaj, pra etj.
2 Dalloni fjalitë me bashkërenditje. Tregoni mjetet e lidhjes.
Kam humbur midis një stuhie bore, era fishkëllen dhe hedh shtresa dëbore në sytë e mi. Thërras për ndihmë, por era m’i mbyt të qarat. Rrëzohem mbi dëborë dhe mezi marr frymë, mirëpo era rënkon në veshët e mi. Shoh si era mbulon gjurmët e mia. Tani jam veç një fantazmë, qaj përsëri, por shpresa po zhduket, ndaj përpiqem të ngrihem. Përtej perdeve të dëborës, më zë syri diçka që lëviz, një mori ngjyrash.
3 Lidhni fjalitë e mëposhtme me lidhëza bashkërenditëse. Përcaktoni llojin e tyre.