1 minute read

Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: mënyrore, rrjedhimore

1 Dalloni nëse fjalia është me pjesë të nënrenditur rrjedhimore apo qëllimore. Shënoni me .

Duhej të ishe naiv që të mos e kuptoje kaq gjë.

Advertisement

Mbajti hapin që të dëgjonte më mirë.

Mos më ndërprit që të mos ia rifilloj nga e para.

Nuk ka bërë ndonjë faj që ta dënojmë.

Nuk ke tagër që ta kërkosh këtë.

Njeriu duhet t’i njohë të drejtat e veta, që të mund t’i kërkojë ato.

Rr Q

2 Në poezinë e dhënë, dalloni rrethanorët e mënyrës dhe pjesët e varura mënyrore. Plotësoni tabelën.

Rrethanorë mënyre Pjesë e varur mënyrore

Më falni diçka që më kënaq si puthja e nanës në ballë, më gëzoni nji herë si gëzohet gjethi i njomë në puhi, më shikoni si hana nëpër rrema e kam me u falë gjithçka: mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime dhe në zgavrat e synit të saj do të derdhi lot. Avitu njeri! Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë si bima prej fare në pranverë.

(Martin Camaj)

3 Formoni fjali të përbëra me pjesë të varura mënyrore duke përdorur lidhëzat: si/siç; ashtu si/siç; kështu si/siç; sikur; sikurse; sikundër

4 Formoni fjali të përbëra me pjesë të varura rrjedhimore duke përdorur lidhëzat: sa; sa që; aq sa; që; kështu që; prandaj/ndaj

5 Gjeni dhe nënvizoni rrethanorët e mënyrës dhe fjalitë e varura mënyrore dhe rrjedhimore, si dhe fjalët apo pjesët e tyre drejtuese. Ata rrëshqitën në heshtje nën dritën verbuese. Gjithsej bëheshin nja dhjetë veta. U ulën me aq kujdes sa nuk kërciti asnjë karrige. I shihja si nuk kisha parë kurrë më parë njeri aq sa nuk më shpëtonte asnjë hollësi e fytyrës së tyre. Nuk ua dëgjoja zërin, ndaj e kisha të vështirë të besoja se ndodheshin aty, pranë meje. Pothuaj të gjitha gratë mbanin përparëse që i shtrëngonin aq shumë, sa u nxirrte më në pah barkun e tyre. Ndërsa burrat ishin pothuaj të gjithë thatanikë dhe mbanin në dorë nga një shkop.

This article is from: