1 minute read

Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: kushtore, lejore

1 Dalloni pohimet e vërteta dhe ato të gabuara. Shënoni me .

Veprimet apo gjendjet që shprehen në pjesët e fjalive kushtore kushtëzojnë njëri-tjetrin.

Advertisement

Koha e foljeve tek fjalitë kushtore, përcakton mundësinë e kryerjes së veprimit.

Pjesa e varur kushtore qëndron gjithnjë pas pjesës drejtuese.

Pjesa e varur lejore nuk ndahet me presje nga pjesa drejtuese.

Pjesa e varur lejore ka rend të lirë në fjali.

2 Në cilat fjali është kryer veprimi dhe në cilat jo? Shënoni me .

Po të vazhdojë më tej ngrohja globale, jeta e tokësorëve është në rrezik.

Po të ricikloheshin të gjitha mbetjet, ambienti do të ishte më i jetueshëm.

Gjërat do të shkonin më mirë po t’i njihnin njerëzit të drejtat dhe detyrimet e veta.

Pushteti është gjithnjë i rrezikuar nëse thellohet padrejtësia sociale.

Nëse ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, kushtetuta s’është veçse një shkresurinë pa vlerë.

3 Ktheni fjalitë e mësipërme në fjali me pjesë të varura lejore dhe analizoni formën dhe kuptimin e ri që përftojnë ato.

Shembull: Ndonëse ngrohja globale po vazhdon të rritet, jeta e tokësoreve nuk është në rrezik.

Pra, ndryshon gjithë kuptimi i fjalisë, ashtu si dhe forma e saj.

4 Përcaktoni llojin e fjalive të mëposhtme dhe funksionin e fjalës “kur”.

E ke vendosur kur do të nisesh?

Kur të nisesh, më njofto.

Kur ikën macja, lozin minjtë.

Nuk dihet kur ndodhi e gjithë kjo.

5 Ndërtoni një tekst argumentues duke përdorur fjali me pjesë të varura kushtore dhe lejore. Vini në përdorim këto lidhëza: në, nëse, në qoftë se, po, po qe se, me kusht që, kur, megjithëse, sado, sido që, kudo, kushdo etj.

This article is from: