
1 minute read
Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: kohore, vendore
from Gjuhë shqipe 8
1 Përcaktoni funksionin që kryen pjesa e varur “kur trokitën në derë” në lidhje me pjesën drejtuese.
Kur trokitën në derë, doli nëna t’i priste.
Advertisement
Nuk e mbaj mend kur trokitën në derë.
Nuk dihej kur trokitën në derë.
Nuk dihej ora kur trokitën në derë.
2 Formoni katër fjali të përbëra ku pjesa e varur “ku derdhet Vjosa” të kryejë funksionet e përmendura më sipër.
3 Ktheni rrethanorët e kohës në pjesë të varura rrethanore kohore. Treni u boshatis një të mbërritur në stacion.
Me të rënë nata, xixëllonjat ia behnin anës rrugës.
Me fillimin e shirave, trafiku rëndohej më keq.
Mbrëmjeve, mblidheshin e këndonin deri vonë.
4 Zëvendësoni pjesët e varura vendore me rrethanorë vendi.
U takuan ku e kishin lënë.
Sytë i mbante të ngulitur tek ishte një hartë e vjetër.
E ktheu kokën nga erdhi zëri.
Po ngrihej një godinë aty ku kishte qenë dikur një kishë e vjetër.