
1 minute read
Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: shkakore, qëllimore
from Gjuhë shqipe 8
1 Dalloni nëse fjalia është me pjesë të nënrenditur shkakore apo qëllimore. Shënoni me .
Mori rrugën e vjetër që t’i shmangej trafikut.
Advertisement
Mori rrugën e vjetër, ngaqë andej kishte më pak trafik.
Ajo, nga frika se mos binte, kapej fort pas krahut të tij.
Që të mos binte, ajo kapej fort pas krahut të tij.
Meqë donte të studionte jashtë vendit, u kushtonte shumë kohë gjuhëve të huaja.
Që të studionte jashtë vendit, duhej t’u kushtonte shumë kohë gjuhëve të huaja.
2 Ndërtoni fjali shkakore duke përdorur lidhëzat: ngaqë se/sepse meqë meqenëse duke qenë se nga frika se
3 Zëvendësoni rrethanorët e qëllimit me pjesë të varura qëllimore.
Dilte majë kodrës për të shijuar më mirë zhurmat e mbrëmjes.
Pleqësia mblidhej për të gjykuar mosmarrëveshjet mes banorëve.
Për të mos i prishur qejfin, askush nuk e kundërshtoi.
Vuri dorën në ballë, për t’u mbrojtur nga dielli i fortë.
4 Dalloni marrëdhëniet rrethanore shkakore dhe qëllimore dhe thoni në janë shprehur me gjymtyrë apo me pjesë fjalie. Nënvizoni fjalët dhe pjesët drejtuese për secilin rast. Shtanga nga habia. U përkula drejt një xhandari dhe e pyeta përse fliste në atë mënyrë avokati. - Kështu bëjnë të gjithë avokatët, – ma ktheu ftohtë. – Habitem, zotërinj, - shtoi ai, - që u bë tërë ajo zhurmë rreth azilit, sepse, në fund të fund, ata s’janë veçse një provë për dobinë e këtyre institucioneve. Mjafton të thuash se është vetë shteti që i mban. Për shkak të gjithë atyre fjalive të gjata, të gjithë atyre ditëve dhe atyre orëve pambarim, pata përshtypjen se çdo gjë po bëhej si një ujë i pangjyrë ku më merreshin mendtë.
5 Shkruani një tekst shpjegues-informues duke përdorur fjali të përbëra me pjesë të nënrenditura shkakore dhe qëllimore. Nënvizoni lidhëzat dhe pjesët drejtuese të fjalive.