1 minute read

Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: krahasore

1 Përcaktoni mjetet gjuhësore me të cilat realizohet krahasimi në fjalitë e dhëna.

Sa më shumë i flisje, aq më pak bindej.

Advertisement

Sa ç’ishte i tërhequr ai, po aq ishte e paparashikueshme ajo.

Erdhën më shpejt nga ç’i prisnim.

U mërzit sa s’thuhet.

Mësa fle lumi, aq fle hasmi.

2 Ndërtoni pesë fjali me pjesë të varura krahasore. Nënvizoni lidhëzat.

3 Dalloni nëse fjalia është me pjesë të nënrenditur krahasore apo rrjedhimore. Shënoni me .

Zhurma ishte aq e lartë sa nuk përqendroheshe dot.

Pema ishte aq e lartë, sa ç’ishte e lartë shtëpia.

Sa më shumë i afroheshin përroit, aq më shumë dëgjohej kori e bretkosave.

E teprove sa s’mban më.

Shumë gjëra kushtojnë më shumë nga ç’vlejnë.

4 Hartoni një tekst dramatik ku të përdorni dendur fjali krahasore. Rishkruajini ato duke këmbyer, ku është e mundur, rolin e pjesëve të tyre. Analizoni formën dhe kuptimin e të dyja varianteve.

This article is from: