
1 minute read
Fjalitë e përbëra me nënrenditje
from Gjuhë shqipe 8
ftilluese: kryefjalore, kundrinore
1 Lidhni foljet me variantet e dhëna në të djathtë të tyre. Analizoni fjalitë e përftuara.
Advertisement
Porositi
Na tha
Nuk e imagjinoja
Shkrova për të lënë një dëshmi të pakundërshtueshme shumë vargje një kafe fjalën e fundit të parën këtë të gjithë të afërmit e tij që puna mund të shkonte deri aty ç’i erdhi në mendje më shumë se ç’konsumoi ç’ndieja të vërtetën një fund të tillë kundrinore
2 Shpjegoni përse janë të papranueshme fjalitë e mëposhtme. Rishkruajini si duhet.
Gjithçka e dija se kush kishte ardhur.
Ai mendonte ai të nisej nesër.
Punën e filluan të ndërtojnë teatrin.
Diçka dukej se do të binte shi.
3 Ktheni fjalitë pyetëse në pjesë të varura ftilluese kundrinore dhe kryefjalore të një fjalie të përbërë.
Si shkohet atje?
Kryefjalore
Sa është ora?
Kundrinore
Kryefjalore
Kush foli?
Kundrinore
Kryefjalore
4 Dalloni pjesët e varura ftilluese dhe përcaktoni llojin e tyre.
Ai rrudhi fytyrën. Më tha se përgjigjet e mia ishin gjithnjë të tërthorta, se nuk kisha asnjë pikë ambicieje dhe se mungesa e saj ishte shkatërruese për një njeri që merrej me tregti. Atëherë u ktheva në zyrë dhe u ula të punoja. Do të më kishte pëlqyer të mos e mërzisja pronarin, por nuk shihja asnjë arsye për të ndryshuar jetën time. Kur isha student, kisha shumë ambicie, por, kur m’u desh të braktisja studimet, e kuptova se e gjitha kjo nuk kishte pikë rëndësie.
5 A mund t’u shtojmë fjalive të mëposhtme një pjesë të nënrenditur ftilluese? A mund të kthehen këto fjali në pjesë të nënrenditura ftilluese? Argumentoni përgjigjen tuaj.
Ai fle shumë.
Më pihet ujë.
Pse nuk erdhe me ne?
Kush foli?
E thashë pa u menduar gjatë.