
1 minute read
Fjalitë e përbëra me nënrenditje, përcaktore
from Gjuhë shqipe 8
1 Dalloni fjalitë përcaktore nga ato ftilluese. Shënoni me .
Pashë librat që ishin në vitrinë.
Advertisement
Pashë që librat ishin në vitrinë.
Puna që bëhet mirë s’ka nevojë për reklamë.
Them që puna e bërë mirë s’ka nevojë për reklamë
2 Dalloni pohimet e vërteta dhe ato të gabuara. Shënoni me .
Pjesa e varur përcaktore hyn në lidhje me kallëzuesin e pjesës kryesore.
Si mjete lidhëse për fjalitë përcaktore shërbejnë përemrat lidhorë që, i cili.
Përemrat lidhorë i cili/e cila mund të shoqërohen me parafjalë.
Pjesa e varur përcaktore mund të vendoset para pjesës kryesore.
Të gjitha fjalitë përcaktore ndahen me presje nga pjesa kryesore.
3 Përcaktoni llojin e fjalive të mëposhtme dhe analizoni funksionin e fjalës “që”.
Dihet që të ushqyerit ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e njeriut.
Që të jetosh shëndetshëm, duhet të bësh jetë aktive.
Jo kudo që ka borë mund të bësh ski.
Sporti që ndiqet më me interes, është futbolli.
Është për t’u habitur që futbollistët kanë të ardhura marramendëse.
Që të fitosh një garë, nuk mjafton vetëm forca fizike.
4 Ndërtoni fjali përcaktore duke përdorur këto mjete lidhëse:
5 Hartoni një tekst rrëfimtar joletrar në të cilin të përdorni të gjitha llojet e fjalive të nënrenditura. Nënvizoni mjetet lidhëse dhe pjesët drejtuese të fjalive.