
1 minute read
Përemri vetvetor dhe përemri pyetës
from Gjuhë shqipe 8
1 Plotësoni fjalitë me fjalën/fjalët e duhura.
Përemri vetvetor është përemri që tregon vetën, e cila përfaqëson njëkohësisht edhe atë mbi të cilin ____________________, edhe atë që _____________________.
Advertisement
Përemrat vetvetorë lakohen si emrat ______________________ në trajtën e shquar të numrit __________. Ata përdoren njësoj në të dyja __________________.
Përemri pyetës përdoret për të pyetur për _______________ ose për ________________.
Përemra pyetës që kanë kategorinë gramatikore të_________, numrit, ________.
Përemra pyetës që kanë vetëm kategorinë gramatikore të ________.
Përemra pyetës që ________________________________: ç’, çfarë, se
2 Qarkoni (V), nëse thënia është e vërtetë ose (G), nëse është e gabuar.
Përemri vetvetor është përemri që tregon vetën që përfaqëson atë mbi të cilin ushtrohet një veprim.
Përemrat vetvetorë janë: vetja, vetvetja.
Përemrat pyetës janë: kush, cili, çfarë, sa, i sati etj.
Përemrat pyetës cili dhe i sati nuk kanë kategori gramatikore.
Përemrat pyetës: kush dhe sa kanë vetëm kategorinë gramatikore të rasës.
Përemrat pyetës ç’, çfarë, e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës.
3 Pasi të lexoni fragmentin, shkruani jo më pak se 6 pyetje ku të përdorni përemra. Rronte njëherë një lypës në fshat. Çdo ditë, ai merrte thesin e tij të vjetër dhe dilte për të lypur. Një ditë, teksa po ecte nëpër pyll, ai pa t’i shfaqej befas përpara një magjistare. Ajo i tha: – Unë jam magjistare dhe prej kohësh kam dashur të të ndihmoj. Ja, shiko këtu florinjtë që të kam sjellë. Lypësi u gëzua dhe rrëmbeu menjëherë thesin e vet të madh.
– Por hap sytë, – vazhdoi magjistarja. – Në rast se monedhat e arta do të shpojnë thesin dhe florinjtë do të bien përdhe ato do të kthehen menjëherë në baltë.
Ai hapi me të shpejtë thesin dhe florinjtë nisën të bien në të. Kur u mbush gjysma e thesit magjistarja tha: – Kujdes se thesi t’u rëndua!
Pyetje:
Çfarë mbante pranë vetes magjistarja?