
1 minute read
Gjuha standarde dhe dialektet
from Gjuhë shqipe 8
1 Plotësoni fjalitë me fjalën/fjalët e duhura.
Gjuha shqipe ka dy ____________: gegërishten në _________ dhe _____________ në jug.
Advertisement
Si kufi ndërmjet territoreve ku flitet _____________ dhe atyre ku flitet toskërisht, merret lumi
Ajo gjuhë që kuptohet e përdoret nga të gjithë pjesëtarët e një kombi, quhet gjuhë
Gjuha standarde dallohet për zbatim të _________ të rregullave në të folur e në __________.
Gjuha standarde është gjuha që përdoret në shkollë, ____________________________ etj.
2 Shkruani në gjuhën standarde fragmentin e mëposhtëm.
E në kasollë, e cila gjëmon nën barrën e borës, derdhen dy ngjyra, kuq e zi. I kuq zjarrmi i votrës në mes të kasolles, e i zi rrethi. Të zeza, t’errta janë skutat e kasolles nga ndëgjohet blegrim’e mekun e ndoj delje, ose kumbana e lopës. Edhe ata i vret bukuria e bardhë. Nga goja u del avulli i afsheve që ngrihen n’ajr, bjen mbi qimet e tyne si brymë dhe kristalizohet. Heshtje. Gjithshkafja e kristalizueme. Një dorë shtrihet, zen një dru, e shpupurish zjarrmin. Rropos një botë gacash. Flaka lëpin errsinën e shkëndijat kërcejn nën tra dhe nëpër ftyra rreth votrës. E trupat e njerëzve dridhen, nëpër kurriz u përshkohet të ftohtit që vjen nga skutat, andej nga errsina. Brr... uf... andej mprapa shpinet përpijnë errsina me të ftoftit e saj. - Po shiko, mos ngrin Laroja?
Dhe çohen, i lëshojnë vend rreth zjarrmit Larojës, lopës së shtëpis. Të nxehet edhe ky pjestar familje në kasollen e kristalizueme. E Laroja din si duhet m’u shtrimë rreth zjarrmit. Por, me trupin e saj të madh gati shtypi dy vocrrakë, të cilët i kish zanë gjumi prej zjarrmit.
“Bukuria që vret”, Migjeni