
1 minute read
Përdorimi i trepikëshit (...)
from Gjuhë shqipe 8
1 Plotësoni tabelën me shembuj të përdorimit të trepikëshit.
Rast përdorimi Shembull
Advertisement
Shpreh ndërprerjen e një thënieje me qëllim nënkuptimin e vazhdimit të saj.
Në shkurtimet e fjalëve ose datave që nuk duam t’i japim të plota ose që nuk na kujtohen.
Për të shprehur mungesën ose vonesën e përgjigjes në dialog.
Pas një numërimi që nuk jepet deri në fund.
Në citime kur fjalia jepet e paplotë në fillim, në mes apo në fund të saj.
Në vend të një shkronje, fjale, numri a shenje aritmetike që duhet gjetur.
2 Tregoni se me cilin përdorim të trepikëshit lidhen rastet e mëposhtme.
“…Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. …Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture…”
E. Çabej
3 Vendosni trepikëshin atje ku mungon dhe shpjegoni rastin e përdorimit përkatës.
Ja sa të mbaroj shkollën pastaj e di unë
Ai ka lindur më dhe vjen nga
Të gjithë po prisnin të fliste
Muajt e vitit janë janari, shkurti
Fillon me shkronjën A vazhdon me dhe përfundon me
Fjalimet e gjata japin bezdi.
4 Shkruani një shkrim të shkurtër me 6 fjali, ku të tregohen raste të ndryshme të trepikëshit.