
1 minute read
Përdorimi i drejtë i dy pikave, thonjëzave, pikëpresjes dhe kllapave
from Gjuhë shqipe 8
1 Përcaktoni rastin e përdorimit të dy pikave në fjalitë e mëposhtme.
Duhen bërë disa gjëra: të pastrohen mjediset, të mblidhen valixhet, të fiken dritat.
Advertisement
Majë një peme cicëronte një zog: ciu-ciu-ciu.
Shkruhen me –ë në fund fjalët: i gjatë, i lartë, i gjerë.
Në ballin e tij lexoheshin qartë ndjenja të tilla, si: patriotizmi, dashuria, humanizmi.
2 Përcaktoni rastin e përdorimit të thonjëzave në fjalitë e mëposhtme.
Nëna u kthye nga ne dhe foli: “Nxitoni se do të na niset treni!”
Fjala “atdhe” është nga më të dashurat për ne.
Vargjet “Mëmëdhe quhet toka/ku më ka rënë koka” nuk i harron asnjë.
Shkolla “Dora d’Istria” fitoi olimpiadën e matematikës.
3 Përcaktoni rastin e përdorimit të kllapave në fjalitë e mëposhtme.
Këndonte tërë ditën se i dukej vetja këngëtar i madh (?!).
Komisari: (sulet) Përpara shokë!
Disa nga anëtarët e Këshillit Studentor (KS) morën pjesë në një konferencë ndërkombëtare.
Te fusha e zezë (kështu quhej fusha ku luanim futboll) është ngritur një pallat i madh.
Eqrem Çabej (1945-1987) është një nga studiuesit më të spikatur të gjuhës shqipe.
4 Përcaktoni rastin e përdorimit të pikëpresjes në fjalitë e mëposhtme.
Në njërën anë ecnin të vegjlit; në anën tjetër qëndronin prindërit.
Dallgët e detit u ngritën lart dhe u bënë sa një mal; poshtë tyre dukeshin notarët që nuk trembeshin prej tyre.