1 minute read

Dokumentet e para të shkrimit shqip

1 Qarkoni alternativën e duhur.

Autori i “Formulës së Pagëzimit” është: a) Pal Mihali; b) Pal Engjëlli; c) Engjëll Pali.

Advertisement

“Formula e Pagëzimit” u shkrua: a) në dialektin e jugut dhe në alfabetin latin; b) në dialektin e veriut dhe në alfabetin grek; c) në dialektin e veriut dhe në alfabetin latin.

“Formula e Pagëzimit” u zbulua në vitin 1915 nga Nikola Jorga, i cili ishte: a) historian rumun; b) gjuhëtar grek; c) historian bullgar.

2 Plotësoni fjalitë me fjalën/fjalët e duhura.

Arnold von Harfi ishte një qytetar gjerman, i cili në vitin __________, ndërmori një pelegrinazh nga Këlni, qytet në veri të Gjermanisë, drejt _____________, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet.

Ai hartoi një fjalorth me fjalë dhe shprehje në gjuhët e këtyre vendeve, si: në kroatisht, ___________, greqisht, hebraisht, turqisht etj.

Fjalori i tij përmban kryesisht fjalë rreth të ushqyerit, ____________________, numrave, nevojave të udhëtimit etj.

Gjatë vitit 1497, ai kalon në bregdetin shqiptar, konkretisht në Ulqin, Durrës dhe ____________.

E përshkroi Ulqinin si një _________________, nën juridiksionin e Venedikut, por tashmë

Ai shënoi edhe disa fjalë të gjuhës shqipe, ______________, tetë shprehje, numrat nga një ________________, numrat 100, ____________, të cilët i shoqëroi me përkthimin në gjermanisht.

Ky fjalorth i vogël i gjuhës shqipe fiton një vlerë të veçantë, si _________________________.

3 Lidhni me vijë.

Perikopeja e Ungjillit të Pashkëve ndodhej brenda një kodiku greqisht, i cili i përket shekullit XIV.

Perikopeja e Ungjillit të Pashkëve, e shkruar në një fletë, është teksti i parë shqip i shkruar me shkronjat e gjuhës greke.

Ky kodik u gjend për t’u përdorur në shërbesë ditën e Pashkëve

Sipas studiuesit Xhevat Lloshi, teksti i fletës është hartuar

Studiuesi Lloshi gjykon se ky shkrim nuk mund të datojë para shekullit XVI. në Bibliotekën Ambroziane të Milanos.

This article is from: