
1 minute read
Historik i shkurtër i gjuhës shqipe
from Gjuhë shqipe 8
T Shkruar
1 Qarkoni alternativën e duhur.
Advertisement
Gjuha është: a) vetëm e folur; b) vetëm e shkruar; c) mjeti themelor i komunikimit për shoqëritë njerëzore.
Shoqëritë primitive njerëzore kanë pasur si mjet komunikimi: a) vetëm gjuhën e shkruar; b) vetëm gjuhën e folur; c) edhe gjuhën e folur, edhe gjuhën e shkruar.
Për një kohë relativisht të gjatë, shkrimit i paraprinë: a) piktura të ndryshme në guaska, pllaka argjile etj.; b) vizatime në pemë; c) vizatime në natyrë.
Sot shkrimin piktografik e hasim më shumë: a) në gazeta; b) në sinjalistikën rrugore; c) në filma.
Gjuha e folur: a) ka lindur njëherësh me gjuhën e shkruar; b) është më e vonë se gjuha e shkruar; c) është më e hershme se gjuha shkruar.
Nuk ka: a) gjuhë të folur pa gjuhë të shkruar; b) gjuhë të shkruar pa gjuhë të folur.
2 Plotësoni fjalitë me fjalën/fjalët e duhura.
Nga dëshmia e klerikut frëng, Guljelmus Ade, “Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, megjithatë kanë alfabetin latin, në përdorim dhe në tërë librat e tyre.”, del në pah që shqipja jo vetëm ka qenë e shkruar para ______________, por madje ka pasur edhe ____________________________.
Dokumentet e para të shkrimit shqip i përkasin thuajse tërësisht ___________ fetare.
U bënë përpjekje për të sjellë në gjuhën shqipe pjesë nga liturgjitë e ndryshme fetare, çka shërbente njëkohësisht edhe për ruajtjen dhe ____________ e gjuhës shqipe, e cila u vu përpara kërcënimit serioz _______________________ të saj.