
1 minute read
A duhet të lejohen celularët në shkolla?
from Gjuhë shqipe 8
1 Shënoni me pohimin e saktë dhe korrigjoni ato të pasaktat.
Studimi amerikan ka treguar se ndalimi i celularëve në shkolla është dobiprurës për rezultatet në mësime.
Advertisement
Nxënësit me rezultate më të dobëta merrnin nota më të mira pasi i linin celularët në shtëpi. Prindërit që duan të zhvillojnë perspektivat akademike të fëmijëve, nuk duhet t’i lënë ata të marrin telefona celularë në shkollë.
Sipas studimit, nxënësit mund t’i marrin telefonat celularë me vete në shkollë.
Nxënësit mesatarë përfitojnë dyfish më shumë, krahasuar me nxënësit mesatarë, kur shkolla nuk lejon përdorimin e celularit.
Numri i shkollave që nuk lejojnë përdorimin e celularëve në klasë ka ardhur përherë e në rritje.
Celulari mund të përdoret kur nxënësit nuk kanë kompjutera në shkolla.
2 Funksioni i këtij teksti është: Po Jo
Të bindë lexuesin për çështjen e moslejimit të celularëve në shkollë.
Të paraqesë informacione rreth studimeve për përdorimin e celularëve në klasë.
Të përshkruajë të dhënat e hulumtimeve të kryera.
Të shpjegojë informacionet shkencore rreth lejimit të celularëve në shkollë.
3 Shënoni me pohimin e saktë.
Fjalët dhe shprehjet por, nga ana tjetër, megjithatë, që përdoren në tekst, shërbejnë: për të lidhur ide/ argumente të ndryshme ndërmjet tyre; për të lidhur ide/ argumente të ngjashme ndërmjet tyre.
Fjalët dhe shprehjet krahas këtyre, gjithashtu, po ashtu, që përdoren në tekst, shërbejnë: për të shtuar ide/ argumente të tjera në vijim; për të kundërvënë idetë/ argumentet mes tyre.
4 Përse përdorimi i celularëve në klasë është shqetësues për mësuesit?
5 A qëndrojnë, sipas jush, argumentet që jepen në lidhje me lejimin e celularëve në shkollë?