1 minute read

Kulti i disa gjallesave të natyrës

1 Për secilin pohim, shënoni nëse është i vërtetë ose ✘ nëse është i gabuar.

Dikur, kafshët, shpendët dhe insektet e kultit nuk duhej të vriteshin nga njerëzit apo gjahtarët.

Advertisement

Sorkadhja, kur ishte në çastet e fundit të jetës, e kthente kokën nga perëndimi.

Dhia e egër konsiderohej si hyjni e malit.

Shqiponja nderohet shumë nga shqiptarët dhe Edit Durhami. Nuk besohej se ishte problem të mallkohej bleta.

Sipas besimeve të hershme, bleta nuk bën më mjaltë, nëse ai që shkon të mbledhë mjaltin, nuk është i pastër dhe i larë mirë.

2 Teksti përmban shumë emra vendesh. Kjo ndodh me qëllim që: a) të informohet lexuesi saktësisht ku shfaqet një kult i caktuar; b) argumenti të jetë bindës për lexuesin; c) të përshkruhen sa më mirë dhia e egër, bleta, sorkadhja dhe shqiponja; ç) të rrëfehet raporti i shqiptarëve me kafshët e kultit.

Qarkoni alternativën e duhur.

3 Në dy raste, autori u referohet burimeve të tjera për të mbështetur atë që po thotë. (Një herë Eposit të Kreshnikëve dhe një herë Edit Durhamit). Për çfarë shërben diçka e tillë?

Shënoni me .

Për ta bërë më të besueshëm informacionin.

Për ta bërë më të bukur tekstin.

Për ta plotësuar informacionin që teksti përcjell.

Për ta ngulitur informacionin në kujtesën e lexuesit.

4 Shkruani kuptimin e thënieve të mëposhtme. Këshillohuni me “Fjalorin e gjuhës shqipe” nëse e shihni të nevojshme.

Ishte dre

Ngul këmbë si dhia

U bënë si këmbët e dhisë

Bleta di si bëhet mjalta

I ka dalë gjeli kaproll

Shqiponja nuk ha miza

This article is from: