
1 minute read
Nanë e dashtun!
from Gjuhë shqipe 8
1 Shkruani fjalët ose shprehjet sinonimike për secilin rast të dhënë. të liga ____________, të pashoq__________________, e zorshme _________________, burrnisht _____________, pjellës sate _______________, me qitë hapin________________, e ka lypë puna _________________, nuk don me ditë ________________, krejni e pashoqe _______________, pëlcas ______________.
2 Çfarë kuptimi kanë fjalitë e mëposhtme? Qarkoni alternativën e saktë.
Advertisement
Jam shumë i lumtun që për këtë pikë, pra, për mërzinë tande, shpirtin e kam të fjetun.
a) Autori nuk shqetësohet se mos nëna mërzitet.
b) Autori e di që nëna është e fortë dhe nuk mërzitet.
c) Autori e këshillon nënën të flejë, për të mos ndier mërzi.
Ti je nji lis, që nuk don me ditë për fërfllazat e forta. Bile, nji lis, madhështia e të cilit del në pah bash kur merr mot me fërfllazë.
a) Autori mendon se nëna e tij është më e fortë se lisi.
b) Autori e krahason nënën me lisin dhe vështirësitë me fërfllazat.
c) Tani që ka vështirësi, mund të kuptohet më mirë sa e fortë është nëna.
Në përfytyrimet e mia të gjalla, këtu në tretdhé, të shoh tuj ecë me atë krejninë tande të pashoqe, sa herë që nisesh me e pa djalin tand në burg, e rrugës të bjen me u shpërndrrue me anmiq të mëdhenj e të vegjël të pjellës sate. Dhe dije se krejnia jote përballë fërfllazës së sotme, asht helmi ma i fortë për anmikun.
a) Qëndrimi krenar i nënës përballë kësaj situate të vështirë, është si helmi për armikun.
b) Armiku do ta helmojë nënën krenare.
c) Armiku është krenar për fërfllazën që ka shkaktuar.
3 Interpretoni thënien “si të gjitha ato nana trimnesha e fisnike shqiptare, të cilat, kur e ka lypë puna e vatanit, s’e kanë kursye e s’e kanë kajtë me lot jetën e djemve të tyne dhe kanë këndue kur kanë kukatë qyqet”.