
1 minute read
Shkëndijë e diellit ndaj manushaqes
from Gjuhë shqipe 8
1 Cili është kuptimi i vargjeve të mëposhtme? Qarkoni alternativat që ju duket se qëndrojnë, duke argumentuar zgjedhjen tuaj.
Pa shiko lulet e tjera, / q’u çel e u lulëzuan...
Advertisement
a) Ne (atdhedashësit) nuk duhet të rrimë indiferentë, por të shohim se si zhvillohen e përparojnë vendet e tjera që nuk janë të pushtuara, për t’i marrë shembull.
b) Lulet e tjera kanë çelur e janë lulëzuar, ndërsa manushaqja ende jo.
c) Poeti dëshiron që manushaqja të shikojë se si çelin lulet e tjera.
O lulëz’ e Perëndisë, / që të mbolli vetë Zoti...
a) Manushaqen e ka mbjellë vetë perëndia.
b) Atdheu i poetit është i vogël, por i lashtë sa vetë bota.
c) Lulja e manushaqes është një lule e vogël.
Shpendëra, hithëra, ferra / përsipër të kanë rënë...
a) Barëra të këqija kanë mbirë rreth e rrotull manushaqes.
b) Pushtuesit dhe tradhtarët e mbajnë nën kontroll vendin.
c) Manushaqja mezi e mban peshën e barërave të këqija që i kanë rënë sipër.
Po mos u tremb, bëhu trime / edhe ki durim e shpresë a) Manushaqja duhet të presë sa t’ia pastrojnë barërat e këqija. b) Ne (atdhedashësit) nuk duhet të kemi frikë, por të bëhemi trima dhe ta presim ndryshimin me durim. c) Me durim arrihet çdo gjë.
2 Po sot, në ç’gjendje është atdheu ynë? Me çfarë mbiemrash do ta karakterizonit atë?
Lidhni fjalën manushaqe me mbiemrat që do të përzgjidhni, më pas përgjigjuni pyetjes.