
1 minute read
Hyrje
from Gjuhë shqipe 8
Fletorja e punës i shërben kontrollit të arritjeve të nxënësve në fushat përkatëse të programit të Gjuhës shqipe 8. Kjo fletore vjen si një zhvillim brenda paketës së re kurrikulare të mësimit të gjuhës shqipe në shkollë. Ajo mbështet këtë program për njohjen dhe arritjen e kompetencave kyçe dhe atyre të fushës.
Çdo fletë pune e kësaj fletoreje lidhet me arritjet e nxënësve për konceptet: teksti letrar; teksti joletrar; gjuha figurative dhe jofigurative; kultura, kritika e historia; sistemi gjuhësor, të cilat realizohen nëpërmjet shkathtësive të komunikimit: të dëgjuarit e të folurit, të lexuarit, të shkruarit.
Advertisement
Secila prej fletëve të punës mban të njëjtin titull që është zgjedhur për njësinë mësimore në librin e nxënësit, në mënyrë që përdorimi i fletores të jetë sa më i lehtë si nga nxënësit, ashtu edhe nga mësuesit.
Fletorja e punës mbështet librin në strukturën dhe përmbajtjen e tij dhe është një dokument autentik që tregon përparimin e nxënësve, përmes të cilit ata vetëvlerësohen dhe vlerësohen, duke dëshmuar arritjet dhe progresin e tyre hap pas hapi.
Si pjesë e paketës kurrikulare, kjo fletore u vjen nxënësve e bashkëngjitur me tekstin mësimor dhe ka vlera njohëse, kërkimore dhe zbatuese.