2 minute read

REKOMANDIME

Next Article
KONKLUZIONE

KONKLUZIONE

7.1 Rekomandime për institucionet

Për të përmirësuar situatën nga ndotja e ajrit në Korçë dhe për të zhvilluar qytetin në mënyrë sa më të qëndrueshme, sugjerohen të ndërmerren masat e mëposhtme: a. Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ajrit në qytetin e Korçës, sidomos të elementëve ndotës që shkarkohen nga djegia e lëndës drusore për ngrohjen e banesave; b. Hartimi dhe zbatimi i planit të veprimit për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, për elementët dhe zonat ku është e nevojshme, bazuar nga rezultatet e monitorimit; c. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për rritjen e performancës energjetike së stokut të banesave në qytetin e Korçës dhe kontrolli i zbatimit të kushteve të performancës energjetike në ndërtesat e reja. Krijimi i “Fondi i Komunitetit”, që parashikon bashkëfinancimin në masën 50% të termoizolimit në banesa nga fondet publike është një prej këtyre veprimeve; ç. Informimi i qytetarëve për përdorimin e sobave të rregullta (brenda standardeve) për të bërë një djegie sa më të mirë të drurit, me qëllim uljen e emetimeve në ajër dhe mbrojtjen e ajrit të brendshëm të banesës; d. Sensibilizimi i banorëve për rëndësinë e ruajtjes së energjisë dhe minimizimin e saj kur nuk është e nevojshme; dh. Krijimi i kushteve për përdorimin e mënyrave alternative të prodhimit të energjisë së rinovueshme në sektorin familjar.

Advertisement

7.2 Rekomandime për qytetarët

Qytetarët duhet të ndërmarrin nisma individuale ose në grup në drejtim të: a. Përmirësimit të performancës energjetike të banesës së tyre (marrëveshje me banorët e pallatit për të bërë sistem kapotë të gjithë ndërtesës); b. Përdorimit të sobave me dru të certifikuara për ngrohjen, duke i mbajtur ato në kushte optimale; c. Përdorimit të drurit të thatë për djegie. Po ashtu, asnjëherë të mos përdoret dru i përpunuar për qëllime të tjera (me ngjitës, vajra, apo i lyer me bojëra të ndryshme); ç. Ajrosjes së shtëpisë periodikisht përgjatë ditës; d. Përdorimit të alternativave të tjera ngrohjeje. Energjia elektrike është më e pastër dhe e shëndetshme; dh. Investimit në energjinë e rinovueshme, që është mjaft me leverdi. Mos humbisni mundësinë për të furnizuar shtëpinë me energji të vazhdueshme dhe falas; e. Përdorimit të pajisjeve elektroshtëpiake me eficiencë të lartë energjie: Klasi A++, ose A+++.

7.3 Rekomandime nga qytetarët

Qytetarët e Korçës kanë rekomanduar një sërë masash gjatë 3 forumeve të realizuara, të cilat kishin qëllim konsultimin e këtij raporti.

a. Të lehtësohen procedurat e marrjes së lejeve të nevojshme për kryerjen e termoizolimit; b. Të mundësohen kredi me interes 0% nga Bashkia e Korçës për financimin e termoizolimit të banesave; c. Të krijohen masa mbështetëse për stimulimin e investimeve në termoizolim dhe masa të tjera të eficiencës së energjisë edhe për banesat individuale; ç. Një pjesë e fondeve të mbledhura nga taksat e ndikimit në infrastrukturë, të kanalizohet për financimin e termoizolimit të banesave; d. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për rritjen e performancës energjetike së stokut të banesave në qytetin e Korçës dhe kontrolli i zbatimit të kushteve të performancës energjetike në ndërtesat e reja. Krijimi i “Fondi i Komunitetit”, që parashikon bashkëfinancimin në masën 50% të termoizolimit në banesa nga fondet publike është një prej këtyre veprimeve.

This article is from: