Qendra ABC TIRANA CLUB - Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve

Page 30

29

Perceptime dhe vlerësime të studentëve për integrimin evropian

Siç dhe evidentohet nga gjetjet e më poshtme për këtë pyetje, më shumë se gjysma, ose 55%, informohen përmes mediave online dhe rrjeteve sociale,përkatësisht 31% dhe 24%, dhe vetëm 29% nga permbajtjet që publikojnë ose transmetojnë mediat klasike. 13% e tyre informohen nga botime të specializuara, ose duke ndjekur veprimtari/ngjarje mbi këtë temë. Burimi i informimit Nr. studentëve Përqindje 1. Media tradicionale (televizion, radio, gazeta, revista etj.) 162 29% 2. Media online (televizion, radio, gazeta, revista etj.) 170 31% 3. Rrjete sociale (Facebook, Twitter, Instagram etj.) 132 24% 4. Botime të specializuara (informuese, edukuese) 30 6% 5. Ndjekja e veprimtarive/ngjarjeve mbi këtë temë 38 7% 6. Pa përgjigje 18 3% Total

550

100%

Aktualiteti në lenten studentore -“Niveli i lartë i korrupsionit” në vend dhe “performanca e papërshtatshme politike”janë zgjedhur më shumë si alternativa përgjigjeje për pyetjen mbi pengesën kryesore dhe ngadalësimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, me 81%, respektivisht 40% dhe 41% e të pyeturve. “Niveli i lartë i krimit të organizuar” me 11% dhe “performanca e papërshtatshme e administratës publike” me 7%. Ndërkohë 1% e studentëve që specifikuan alternativën “tjetër”, nënvizuan mungesën e kulturës dhe injorancën.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.