Qendra ABC TIRANA CLUB - Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve

Page 25

24

Sondazhi në Universitetin e Tiranës 2018

Dëshira për studim dhe punësim në vendet e BE-së Formulari tip që iu shpërnda studentëve kishte pyetje të drejtpërdrejta, por dhe nënpyetje alternative. Për këto të fundit kishte dhe një kërkesë specifikimi, në rastin kur i pyeturi jepte përgjigje jashtë alternativave të parashikuara. Pas mbledhjes të të gjithë pyetësorëve të shpërndarë, u bë përpunimi i të dhënave bazuar në përgjigjet e studentëve. Më poshtë po rendisim gjetjet kryesore të sondazhit “Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve”: - Për pyetjen “para fillimit të studimeve në Shqipëri, a keni synuar t’i ndiqni ato jashtë vendit?” pjesa më e madhe e studentëve, 35%, u përgjigjën “shumë”, kurse 25% “disi”, 18% u shprehën për një synim të pakët dhe “aspak” ishin 22%. Synuar

Nr. studentëve

Përqindje

1. Shumë

190

35%

2. Disi

138

25%

3. Pak

100

18%

4. Aspak

122

22%

Total

550

100%


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.