Thesaret e Humbura (Roman) nga Muharrem BLAKAJ shefdomi.com

Page 95

– Mirë, mirë! Si të dëshironi! – foli qejfprishur patriku, dhe pastaj ia ktheu shpinën. Patriku hyri në çadër. Prifti që e shoqëronte, zuri vend në karrigen e Van Joviqit. Në dorë mori bllokun e tij të shënimeve që pak më parë e kishte lënë të hapur mbi tryezë Van Joviqi. Filloi t’i lexonte me zë të lartë. Patriku ju afrua edhe më afër! – Stela e Stupenit, municipium kushtuar Jupiterit, municipiumi anonim, stelë me ornamente zbukurimi... i takojnë periudhës ilire... qendra ilire, fortifikatë ilire, kala ilire, banesë ilire me peristil, orakull11 pagano-ilir, bazilikë para krishtere ilire, nekropol ilir, veshje ilire, zbukurime ilire... – Të gjitha ilire? Nga kultura serbe nuk ka shënuar asgjë, edhe pse manastiri i kishte takuar periudhës më të ndritur të kulturës serbe?... – Kam informata se Van Joviqi, ka lidhje gjaku me arbëreshët e Zarës. Ata kanë pas hapur edhe shkolla shqipe dikur!... – foli qetë patriku. – Ky njeri e paska mbushë kupën! E paska hak... – e ndërpreu prifti i nxehur, duke prekur me meje të gishtave fytin e vet, në shenjë prerje! – Mos e humb durimin o shërbëtori i perëndisë! Zoti është i madh e na shikon!… këtu jemi në vendin tonë, në tokën tonë të shenjtë! Lutu të zoti e mos i merr mbi vete mëkatet e kaçakëve të mallkuar, e atyre… Në çadër hyri Dragomiri. Patriku e ndërpreu bisedën. 11 Prift pagan që parashikonte të ardhmen

95


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.