Thesaret e Humbura (Roman) nga Muharrem BLAKAJ shefdomi.com

Page 90

e Jerininës,“ „Bazilika e Bajës,” „Kalaja Gjenovizit,” „Manastiri i Stupenit…“ këtu u ndal për disa çaste. Pastaj e tërhoqi fletën nga dosja. Rrotullojë në anën tjetër dhe pa nga skicat. Vijat e lakuara me ngjyrë të zezë që paraqisnin vijat kryesore të ngritjes së kodrës ju dukën të vrazhda. Pastaj vija e trashë dhe e zezë që paraqiste muret rrethuese dhe shenjat e tjera dalluese brenda mureve disi ju duk kryeneçe, e ngurtë e me plot domethënie. Për një çast ju bë se ajo vi e trashë dhe e zezë u shndërrua në fortifikatë gjigante dhe si me tallje i thoshte: edhe ty të erdhi radha të gërmosh mbi shpatullat e mia? Nuk me shkul dot nga këto troje, sepse rrënjët i kam thellë, thellë! Nuk me shkulën as ushtritë barbare që erdhën me zjarr e hekur... dhe ja ku jam!... dhe pa dashur nga goja i dolën fjalët: “... shumë e lodhur!...” Tani bushk me tupanët dëgjoheshin edhe tingujt e thekshëm të zurles! Në vende të caktuara shiheshin kryqe të vogla me ngjyrë të kuqe që tregonin vendet ku dyshohej se ka përbërje arkeologjike. Jashtë vijave rrethore në skicë ishin të shënuara edhe katër kryqe me ngjyrë të kaltër që tregonin varre të vjetra. Pa dashur ngriti vështrimin nga e çara e çadrës dhe u përpoq të shihte jashtë, pikërisht në atë drejtim ku ndodhej kodra matanë përroit. Dyshohej se aty kishte varreza. Hëm, bëri me vete. Për një copë herë vështrimi i mbeti i mbërthyer mbi një kryq të kuq që ishte larg nga muret e skicuara të manastirit. Me fletën në dorë doli jashtë. Vështrimin e mbërtheu në shpatin përballë ku punëtorët gërmonin. Pastaj rrëshqitazi ngriti vështrimin duke e ndalur në mesin e Shkëmbit të Kuq. Vetëm ajo zgavër e zbulon misterin e tunelit sekret. Kot përpiqemi me matjet dhe 90


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.