Thesaret e Humbura (Roman) nga Muharrem BLAKAJ shefdomi.com

Page 22

gjithandej, se naçallniku i ri nuk e kishte ndërmend me hy në luftë me kaçakët. Kishte qitë kushte pajtimi. Edhe çetnikët e tyre të veshur komitë i kishte pajtuar. Ju kishte thënë se, askush nuk do të guxonte të zbrazte pushkë kundër kaçakëve që bridhnin nëpër male. Vojvodë Miliqi bashkë me shokët e tij, i zhgënjyer me urdhëratë e Naçallnikut, kishte sulmuar kullat e kaçakëve. Kishte vrarë gra e fëmijë, ua kishte djegur shtëpitë dhe… për t’i larguar sherret, kishte ndërhyrë ushtria për të vënë drejtësinë në vend. Ata që i kishin shpëtuar vdekjes nga sulmet e çetnikëve, nuk i kishin shpëtuar dot internimit nga ushtarët e majorit Dushan Miqiq. I kishin shpallur fajtor dhe i kishin dërguar në burgun e Nishit. Të vrarit e të masakruarit, përveç vajtojcave, i kishte vajtuar edhe Ukë Xhemalbashi. Ai kishte thënë se s’ka sevap më të madh në këtë dynja e në ahiret se me i vajtu dëshmorët. Pastaj, pasi i vendosnin kufomat mbi tabut, me ta merrej Jashar efendiu i cili duke ju kënduar sure nga Kurani i përcillte deri në varr. Thoshin se Naçallniku e kishte zbutur edhe vojvodë Miliq Kërrstiqin, i cili e mbante pranë vetës Selman Kadrinë. Donte që i gjithë mileti të jetë dëshmitar se ishte penduar për të gjitha të këqijat që ua kishte bërë, dhe kërkonte pajtim me shqiptarët!... inshalla, inshalla, kishin thënë shumë burra me dyshim. Fjala kishte marrë dhen, kur një natë të errët vjeshte, si hije të zeza nate ishin parë dy veta të veshur me japanxhe të zeza e të gjata, me kapolet të vëna në kokë që nuk ju shihej fytyra. Ata kishin shtegtuar nga një katund në tjetrin. Sa ishin parë, si hije nate ishin zhdukur, edhe një të premte, kur sekti i rufainjve kishte dhënë një shfaqje ngjethëse pran teqesë së madhe, ku 22


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.