Thesaret e Humbura (Roman) nga Muharrem BLAKAJ shefdomi.com

Page 20

dhe porsa binte terri, fshehurazi i trokisnin në derë. Këndoma këtë letër që ma dërgoj djali nga ushtria! Jashar efendiu nuk dëshiron t’i këndojë shkrolat e kaurit. Disa i kishin thënë që të hiqte dorë sa më parë nga ato libra të mallkuara e të kthehej në udhën e zotit. Të merrej me Kuranin e Allahut. Të kthehej në xhami e mos të merrej me ato shkarravina të sllavit! Dhe se voni, nga Jashar efendiu kishte ardhur edhe një sihariq tjetër. Keni dëgjuar moj loke, kishin thënë plakat! Vakt i keq ka ardhur! Ku ka bërë vaki që gratë malësore të mbulohen me ferexhe? Hoxha ka thënë moj! Jazëk i qoftë edhe atij, është trenuar në pleqëri! Po ku ke parë moj, ku ke parë? Të prishen veshjet malësore me ato beze të zeza e të dukemi si sorra? Mos, o Zot më keq! Vakt i vështirë ka ardhur!... Unë nuk i veshi ato beze të zezë për të gjallë. Me këtë veshjen time dua të vdes. Gjynahet me mbesin mua. Zoti e marroftë Cenë Drenin që i pari e futi gruan e tij nën atë çarçaf të zi. Kur kalon rrugës duket si kallukanxhë e shkreta… Pfu, Pfu, pfu larg meje! Edhe Deli Turileshin e marroftë zoti, ia fshehu bukurinë Dinorës! Dikur, kur shkonte të Gurra e Sofjes me testi në dorë, rrezatonte dritë nga bukuria, kurse sot? Zi!... Që larg dalloj oxhakun e ndërtesës së re të komunës. Ai tymonte. Tymi përzihej me erë e pjalm bore, e pastaj zhdukej tutje. Këmbët edhe pse me përtesë, vet e shpinin drejt asaj ndërtese që sa më shumë i afrohej, aq më e mistershme dhe e frikshme i dukej. Pa dashur ju kujtuan të lehurat e qenve gjatë natës. Llava ujqish kishin mbushur malet dhe katundet si kurrë më parë. Ata endeshin duke ulërirë sa në një katund në tjetrin. Sulmonin tufat e deleve, suleshin 20


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.