Thesaret e Humbura (Roman) nga Muharrem BLAKAJ shefdomi.com

Page 142

lirimin e objekteve komunale që i kishte pasur në dispozicion gjatë hulumtimeve të tij arkeologjike. Kishte bërë përpjekje për një takim me të, por kishte qenë e pamundur. Ishte përpjekur të takohej me patrikun për t’i kërkuar ndihmë, por as ai nuk e kishte pritur. Një prift i ri, i kishte thënë se ai nuk ka kompetenca për të marrë ndonjë vendim. Nuk i kishte mbetur gjë tjetër vetëm t’i merrte valixhet e tij, nëse kishte mbetur diçka prej tyre, dhe të ikte nga kishte ardhur. Ndërsa, ekspertët e huaj, nën kujdesen e rreptë të ushtrisë, dhe nën mbikëqyrjen e majorit i kishin dërguar në konsullatat e tyre. Tani e ndjente se humbja ishte shumë më e dhembshme se sa e kishte menduar në fillim. Kishte qenë aq afër zbërthimit të enigmës dardane, sa që, ky zbërthim do t’i kishte shembur të gjitha teoritë e shumë historianëve mediokër, dhe befas, kur nuk ishte pritur nga askush, kishte ndodhur shamata duke ia rrëmbyer nga duart gjithë atë thesar. Disa herë, për t’i dhënë zemër vetës, kishte menduar se pas një klime të përshtatshme politike do të vinte prapë për të vazhduar kërkimet, edhe pse e dinte se një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë. Ishin të pamundura kërkimet shkencore mbi shkatërrimet e tmerrshme politike e teologjike që i behën brumit arkeologjik. Karroca kalonte mes për mes katundit të vogël Lumborë. Van Joviqi pa muret e larta të kishës që po ndërtohej nga gurët e bazilikës parakrishtiane. Rreth saj punonin punëtorët. Për një çast ndjeu neveri. Edhe një çiban po ngulet në tokë të huaj! Testament i gjakderdhjes së ardhshme, mendoi me përbuzje deri sa karroca po ikte me vrap drejt përroit. 142


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.