Thesaret e Humbura (Roman) nga Muharrem BLAKAJ shefdomi.com

Page 137

vetmuar deri në qytezë? Për një çast sikur u pendua për rrugën që e kishte marrë. – Epos i mrekullueshëm, apo jo? – pyeti Fransua pa ju drejtuar askujt. – Vërtetë ishte i mrekullueshëm! – foli me zë të ulët Van Joviqi, pa e pas mendjen aty. Rrugën e vazhduan në heshtje. Asgjë nuk dëgjohej veç hapave të tyre dhe këngës së bulkthit. Rreth tyre pështilleshin fluturimthi xixëllonjat. Rruga sa kishte hyrë nëpër një bokërimë. Pastaj zgjatej drejt malit të lartë, që dukej si hije e një kodre misterioze. Van Joviqi u drodh i tëri. Sa më shumë që i afroheshin malit, aq më tepër ndjente frikë. Mendja i shkonte të kaçakët, të cilët tani sa kishin dalë nga ndonjë shpellë e errët, dhe në dritën e rrezeve të arta të hënës kishin mësy fushave për t’u futur vjedhurazi nëpër katunde, për të zënë ndonjë pritë karvanëve të vonuara apo, për t’i sulmuar patrullat e xhandarmërisë. A nuk i përngjante një karvani të tillë, udhëtimi ynë? Pyeti vetën gjithë frikë! A nuk ngjajmë edhe ne sikur të ishim tregtarë të vonuar? Kurse malësorët, a nuk ngjajnë sikur shoqërues të karvanëve? Pastaj përpiqej t’ia largonte vetës këto mendime ogurzeza. Jo, jo! Askujt nuk do t’i shkonte në mendje se njëfarë Van Joviqi i shoqëruar nga dy shtetas të huaj dhe tre malësorë shqiptar, po kthehej nga një dasmë shqiptare përmes një rruge gjysmë malore e gjysmë fushore për të arrirë në qytezë! Edhe nëse do të na sulmonte dikush, menjëherë do të merrej vesh se cilët ishim dhe do të na linin të qetë në rrugën tonë. Të paktën, kështu i kishte thënë i zoti i dasmës! Ai i kishte thënë se kaçakët nuk e kishin inatin me ta, përkundrazi, sikur të dinin se ata do të udhëtonin në një kohë kaq të 137


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.