Thesaret e Humbura (Roman) nga Muharrem BLAKAJ shefdomi.com

Page 126

në fund të fundit, mendonte ajo, nëse do të hetohej, mbrojtjen e kishte të siguruar. Mjaftonte të thoshte se dikush kishte bërë përpjekje për dhunim, dhe nga ana e saj çdo gjë do të mbyllej. Do të vazhdonin hakmarrjet e heshtura të majorit kundër atyre që kishin guxuar t’ia përlyenin nderin! Kaq! Sikur t’ia kishte pikasur mendimet i shoqi, disa herë e kishte ftuar drejt kthinës, por Mila nuk kishte pranuar. Një frikë tinëzare kishte filluar t’i depërtonte në çdo pjesë të trupi. Aq shumë kishte qenë e dhënë pas të huajve sa që kishte pasur raste që nuk e ndante dot nëse vetëm i kishte menduar, apo kishte folur me zë të lartë për ta gjatë dremitjeve, duke e zbuluar sekretin. Pastaj, si me zor e shqiste atë mendim të frikshëm, duke e lidhë me dëshirat tekanjoze të majorit. Ndërkohë, ju bë se dëgjoi hapjen e portës së oborrit. Pastaj dëgjoi kërkëllimën që u mbyll, dhe hapat e dikujt që po ecte drejt hyrjes. Dëgjoi zëra. Eci ngadalë deri të këndi i kullës sa për të parë se kush ishte. Në mesin e luleve të trëndafilit, pa si të thyera siluetën e Miliqit, dhe fare pranë derës së hyrjes mezi e dalloi majorin. Tamam në kohën kur po bëhej gati të shfaqej për t’ju uruar mirëseardhje, dëgjoi Miliqin: – … Van Joviqin me dy të huajt i lash vetëm në kullë... atje ku po bëhet dasma! Janë në besën e të zotit të shtëpisë! – Ide e mrekullueshme, apo jo? Janë vetëm ata të tre, apo ka edhe të tjerë me ta? – pyeti pas pak majori. – Vetëm ata! Me një gurë do t’i vrasim dy zogj! – u përgjigj Miliqi me zë të ulët! – Shumë mirë! Nesër do të arrijnë edhe gazetarët… rast i mrekullueshëm! – tha majori, pa e fshehur 126


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.