Shkathtësi për jetën

Page 1

Lejohet për botim teksti shkollor për klasën e tretë, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nr. 01B/180, të datës 13.08.2021.

Laura Lipoveci Pruthi Ilir Kuka

SHKATHTËSI PËR JETË 3

Librin për mësuesin mund ta shkarkoni në linkun: https://www.botimepegi.al/

Msc. Laura Lipoveci Pruthi Ilir Kuka

SHKATHTËSI PËR JETË 3

Për klasën e 3-të të arsimit fillor Prishtinë, 2021

Drejtoi botimin: Arlinda RRUSHI Recensentë të MASHTI-t: Prof. Azem KYÇYKU, Vjollca BALIU, Rita BE RISHA Redaktore letrare: Aida BARO Korrektor letrar: Arlon LIKO

ISBN 978-9951-786-26-3

Botime Pegi: tel: +355/ 042 468 833; cel: +355/ 069 40 075 02; e-mail: Sektori i shpërndarjes: cel: +355/ 069 20 267 73; 069 60 778 14; e-mail: Shtypshkronja Pegi: cel: +355/ 069 40 075 01; e-mail:

Teksti i lëndës Shkathtësi për jetë 3 është hartuar me qëllim që nxënësi/ja të njihet me rolet e ndryshme të individëve në jetë dhe në punë, të njihet me materialet e ekonomisë familjare, mjedisin dhe shëndetin, si dhe mediat. Lënda është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive të reja, shkathtësive, qëndrimeve, vlerave dhe vetëbesimit për ushtrimin e punës praktike, përdorimin e TIK-ut etj. shprehitë e reja, të jenë sa më të qarta dhe të kuptueshme.

Ilustrimet, rubrikat Diskuto në klasë dhe Detyrë, veprimtaritë dhe projektet e trajtuara në libër, rritin nivelin e njohurive të nxënësit/es. Gjithashtu, përdorimi i materialeve të ndryshme kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për jetë dhe punë, kreativitetin, aftësinë prezantuese, rritjen e vetëbesimit dhe punën në grup.

Libri i nxënësit shoqërohet bashkë me Librin për mësuesin, i cili është hartuar duke pasur si synim mësimdhënien dhe të nxënit sipas kompetencave kryesore të parapara në KKK-të, mbështetur në Programet lëndore për klasën e tretë, miratuar nga MASHT-i. Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që nxënësi/ja të jetë në gjendje, në vazhdimësi dhe në mënyrë aktive, të zbatojë në praktikë njohuritë e mësuara për t’i përdorur në jetën e përditshme.

Përmbajtje

I. MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE

1.1

Përpunimi i letrës dhe kartonit 8

1.2 Llojet e letrës dhe të kartonit 10

1.3 Veprimtari: Modeloj objekte me letër dhe karton 12

1.4 Llojet e tekstileve: leshi, pambuku, sintetike 14

1.5 Procesi i qethjes, larjes, përpunimit dhe krehjes së leshit 16

1.6 Procesi i tjerrjes, ngjyrosjes dhe endjes së pambukut 18

1.7 Veprimtari: Riciklime me materiale leshi dhe pambuku 20

II. RREZIQET DHE MBROJTJA PREJ TYRE

2.1 Rreziku nga pajisjet elektrike 22

2.2 Rregullat e parandalimit të rreziqeve nga pajisjet elektrike 24

2.3 Rreziqet dhe mbrojtja nga zjarri 26

2.4 Rreziqet nga lartësitë: ballkoni, puseta, shkallët 28

2.5 Masat mbrojtëse ndaj rreziqeve 30

2.6 Substancat kimike dhe kujdesi ndaj tyre 32

III. KARRIERA IME

3.1 Profesionet që njoh 36

3.2 Vendi i punës sipas profesionit 38

3.3 Profesioni që më pëlqen 40

3.4 Projekt: Unë do të bëhem… 42

IV. PLANIFIKIMI

4.1 Ekonomia familjare

Organizimi i një feste

4.3 Projekt: Punime me materiale të riciklueshme 48

V. MJEDISI DHE SHËNDETI

5.1 Zhurmat në mjedis

Argëtohem në kohën e lirë

5.3 Mbrojtja e mjedisit nga tymi

5.4 Kontribuoj në mbrojtjen e mjedisit

Vendgrumbullimi i mbeturinave dhe riciklimi i tyre

Veprimtari: Masat për mbrojtjen e mjedisit

VI. MEDIAT

6.1 Llojet e mediave

6.2 Drejtoj aktivitetin për festën e shkollës

6.3 Grupi letrar organizon “Orë letrare”

6.5 Projekt: Si të përgatit një lajm

Fletë pune

44 4.2
46
50 5.2
52
54
56 5.5
58 5.6
60
62
64
66
70
72

UNË

6
MUND... Të zbatoj rregullat e sigurisë ndaj: Të zgjedh profesionin që më pëlqen: Të klasifikoj materialet e llojeve të ndryshme:
7 Të përdor mjete të riciklueshme: Të dalloj llojet e mediave: Të mbroj mjedisin: LAJME

1.1

Përpunimi i letrës dhe kartonit Materialet dhe përpunimi i tyre

Fjalë kyçe:

letër, karton, celulozë.

Ne përdorim shpesh sende që janë prej letre ose kartoni. Në shtëpi, disa nga ushqimet janë të ambalazhuara me material prej kartoni. Edhe ilaçet vendosen në kuti kartoni. Ky material është i lehtë dhe i riciklueshëm.

Unë shkruaj në fletore dhe lexoj libra. Materiali prej të cilit janë prodhuar ata, është letra.

Kur shkoj me prindërit në ekskursion, ushqimin e vendos në pjata dhe kuti kartoni. Ato janë të riciklueshme dhe higjienike.

Në kohët e lashta përdorej letra e papirusit. Ajo prodhohej nga bima me të njëjtin emër.

Më vonë, letra u prodhua nga rrobat e vjetra prej pambuku dhe nga druri. Ato kanë në përbërjen e tyre celulozën.

8

Si prodhohet letra/kartoni? Elementi kryesor për prodhimin e letrës/kartonit është celuloza. Ajo gjendet te bimët (pambuku, liri) dhe te pemët.

PRODHIMI I LETRËS

Elementi kryesor është CELULOZA. Atë e gjejmë në: Ato copëtohen duke i kthyer në brumë.

rroba të përdorura bimë, pemëletra të përdorura

Brumi hidhet në rrjetë teli me përmasa flete.

presohet thahet letra

Diskuto në klasë

• Pse duhet të përdorim ambalazhe letre ose kartoni?

• Cila është mënyra më e mirë për të prodhuar letrën?

Detyrë

Cilat sende, që përdoren më shpesh në jetën e përditshme, janë prodhuar me letër/karton?

Objekti/sendi GotëShishePjatëKutiFletoreLibërQese Letër/KartonL/KKL

9

1.2 Llojet e letrës dhe të kartonit

Fjalë kyçe:

veti të letrës/ kartonit, ambalazh.

Llojet e letrës/kartonit ndahen në dy kategori: letër shkrimi dhe ambalazhi.

• Vështro figurat dhe veço cilat janë letra për shkrim dhe cilat janë për ambalazhim.

• Shkruaj funksionin që kryejnë ato.

Vetitë e letrës janë:

shkruhet me lehtësi me laps; fshihet pa u grisur;

shkruhet me lehtësi me stilolaps;

paloset;

shkruhet me lehtësi me stilograf; ngjitet mbi një letër tjetër;

shtypen shkrimet elektronike; pritet lehtësisht.

10

Kartoni i sheshtë

Përdoret për prodhimin e enëve njëpërdorimshme, të ambalazheve të produkteve ushqimore, të dosjeve të dokumenteve dhe kartave të plastifikuara.

Kartoni i valëzuar

Quhet i tillë, sepse ka një shtresë përforcuese të valëzuar, që vendoset midis dy shtresave të letrës me trashësi më të madhe se letra e zakonshme. Shërben për të mbajtur sende të rënda ose të thyeshme, si: pajisje elektroshtëpiake, shishe qelqi, vezë etj.

Detyrë

tabelën e mëposhtme, gjej të përbashkëtat

letrës dhe të kartonit.

veçantat

11
dhe të
e
• Çfarë mësove për vetitë e letrës? • Cilat objekte duhet të ambalazhohen me karton? Pse? • Sqaro përdorimin e kartonit të sheshtë dhe kartonit të valëzuar. LetraTë përbashkëtatKartoni Diskuto në klasë

Modeloj objekte me letër dhe karton1.3

Mua më pëlqen të luaj, duke krijuar objekte të ndryshme me anë të letrës. Unë kam zgjedhur të krijoj trenin.

Vizato - prit - ngjit.

Krijo trenin tënd.

Dëshiron të përgatitësh kapelën e pastiçierit?

12

Dëshiron të bëhesh krijues i modeleve të makinave?

Do të bëhesh ambientalist dhe të kontribuosh në shtimin e sipërfaqes së gjelbëruar? Zgjidh një model dhe realizoje.

Do të bësh një dhuratë të këndshme?

Detyrë

Bëni një ekspozitë në klasë. Kush i ka punuar më bukur? Zgjidhni tri punimet më të bukura.

Kujtesë

Për të prodhuar letrën dhekartonin duhet shumë lëndëdrusore dhe material riciklues.Për këtë arsye, nuk duhet tashpërdorojmë atë.

Shiko te faqet 6-7 të fletores së punës.

13

1.4 Llojet e tekstileve: leshi, pambuku, sintetike

Fjalë kyçe:

fibër tekstile natyrore/ kimike, pambuk, mëndafsh, lesh.

Veshjet që përdorim, janë të thurura me fibra tekstile të llojeve të ndryshme. Sipas prejardhjes, fibrat klasifikohen në: natyrore dhe kimike.

FIBRA TEKSTILI

KIMIKENATYRORE

PAMBUKU LESHI QELQI

LIRIMËNDAFSHI METAL (ALUMIN, BAKËR ETJ.)

Fibrat natyrore janë përdorur që në kohët e hershme nga njeriu. Si çdo material, edhe fibrat tekstile kanë vetitë e tyre, që i dallojnë nga njëra-tjetra.

Pambuku është higjienik, i freskët. Thith lagështinë nga trupi i njeriut dhe nuk shkakton alergji. Përdoret gjerësisht në veshjet e brendshme, peshqirë, çarçafë, mbulesa, bluza, këmisha etj.

Liri prodhohet nga bima me të njëjtin emër. Është fibër e fortë, e freskët, përthith lagështirën. Përdoret për veshje të jashtme dhe mbulesa.

izolimin në tubat e ujit.

14
POLISTEROL, AKRILIK BIMORESHTAZOREMINERALE ARTIFICIALESINTETIKE

Fibrat shtazore

Leshi përftohet nga kafshët, si delet dhe dhitë. Është fibër e ngrohtë, thith lagështirën, pa e kthyer atë në trupin tonë. Përdoret për veshje dimërore, si veshje të brendshme, triko, shall, pallto, doreza, kapuç. Leshi përdoret edhe në punimin e qilimave, Mëndafshi përftohet nga krimbi i mëndafshit. Rritet dhe ushqehet me gjethet e manit. Është i fortë dhe i freskët. Ka shkëlqim, thith lagështirën, i butë për lëkurën. Përdoret në veshje të jashtme dhe të brendshme.

Fibrat minerale janë prej qelqi dhe metali.

Fibrat prej metali përdoren për veshjet e zjarrfikësve dhe tubat e ujit. Ato prej qelqi përdoren për izolimin e zhurmave.

Fibrat kimike prodhohen në mënyrë industriale. Janë të qëndrueshme, të lehta, por nuk e thithin lagështirën. Të tilla janë najloni, akriliku, të cilat

• Çfarë fibër tekstilesh janë veshjet e tua?

• Argumento, pse janë prodhuar me fibra të tilla?

• Si i zgjedh veshjet në stinë të ndryshme të vitit?

Detyrë

Plotëso tabelën me llojet e fibrave.

Bimore Shtazore Sintetike Minerale

15
Diskuto në klasë

1.5

Procesi i qethjes, larjes, përpunimit dhe krehjes së leshit

Fjalë kyçe:

qethje, larje, krehje, endje e leshit.

Disa lloje kafshësh, natyra i ka pajisur me një shtresë leshi, që rritet në vazhdimësi. Njeriu e

fibrën tekstile të ngrohtë, me të cilën enden veshje dimërore dhe produkte të tjera

Shiko figurën. Leshi i cilës prej kafshëve përdoret në zonën tënde, për të prodhuar fibrën tekstile të leshit?

saj karakteristike të leshit, që ndryshon nga ngjyra, gjatësia, valëzimi.

Kafshët qethen, që të marrim leshin.

Leshi lahet për të larguar papastërtitë.

Tjerrja e leshit.

Coha e tekstilit.

Endja e tekstilit.

Ngjyrosja e leshit.

16
Leshi

Krehja me dorë.

Ngjyrosja me makineri.

Ngjyrosja me dorë.

Diskuto në klasë

Krijimi i fijes tekstile me dorë.

Endja me dorë.

Endja me makineri.

Pse i nevojitet njeriut leshi i kafshëve? Si e përpunon njeriu atë? Si përftohet fibra e leshit?

Detyrë

Vizato veshje që përbëhen nga fibra prej leshi.

17

1.6

Procesi i tjerrjes, ngjyrosjes dhe endjes së pambukut

Fjalë kyçe:

larje, krehje, ngjyrosje, endje e pambukut, pëlhurë.

Fibrat e pambukut merren nga bima me të njëjtin emër.

Fillimisht, i largohen papastërtitë e bimëve që e shoqërojnë, gjethe, fara etj.

Pambuku vilet nga boçet e veta, pastaj grumbullohet dhe dërgohet

të fjongove, të cilat nuk janë të qëndrueshme dhe këputen lehtësisht. Për këtë qëllim, vazhdohet me procesin e thurjes së fibrës tekstile, e cila është

Kalon në procesin e larjes.

Shiko te faqja 9 e fletores së punës.

18

Fibrat tekstile lyhen në repartin e ngjyrave dhe mblidhen në masurë të ndryshëm.

Procesi vazhdon në repartin e endjes së fibrës tekstile prej pambuku në pëlhura të llojeve dhe madhësive të ndryshme.

Fibra tekstile e pambukut nuk thuret me dorë (artizanale), sepse është e shkurtër dhe jo e fortë. Ajo bëhet me makineri në mënyrë industriale!

Diskuto në klasë

Fjalor:

Masur/çikrik: mjet ku mblidhet fibra tekstile (peri që thurim/qepim).

Shiko veshjen tënde dhe të shokut/shoqes. Pyesni njëri-tjetrin prej çfarë materiali përbëhen veshjet. Preki dhe dalloji, a janë prej pambuku apo të leshta? Çfarë vetish ka secila fibër? Kush është më e ngrohtë? Cila thith më shumë lagështirë? Cila është më e lehtë? Cila thahet më shpejt? Mbaj shënime dhe jep vlerësimin tënd.

Detyrë

Gjej në internet materiale rreth historikut të thurjes së pëlhurave.

19

Riciklime me materiale leshi dhe pambuku1.7

veshje tjetër ose objekt zbukurimi.

Besës nuk i bën më trikoja e leshit, ndaj ka menduar të krijojë dorashka dhe

Shiko modelin dhe realizoje edhe ti.

Shënohet forma e dorashkave.

Dorezat janë gati. Ngjiten.

Do të dëshiroje të krijoje një objekt zbukurimi për shtëpinë me pëlhura prej pambuku?

Shiko modelin e dhënë.

Bashkë me shoqen/shokun, përpiquni të realizoni modelin e mëposhtëm.

20
Priten mëngët nga trikoja. Priten.
1 4 2 5 3 6

Me një këmishë të vjetër, mund

Shiko

dhe realizoje atë.

krijohet

që nuk e përdor më? Shiko mënyrën si mund të realizosh vetë një palë

Bëni një ekspozitë me punimet tuaja në klasë.

Jep mendimin tënd, pse është e rëndësishme të riciklohen materialet?

Po shoku/shoqja, çfarë mendimi ka? Shiko te faqja 10 e fletores së punës.

21
një këllëf jastëku.
modelin
të tilla. Matet me metër. Ngjiten anët. Fiksohet me ngjitëse. Vendoset këllëfi. Këllëfi është gati. Pritet me gërshërë. 1 4 2 5 3 6 •

Rreziqet dhe mbrojtja prej tyre

2.1 Rreziku nga pajisjet elektrike

Fjalë kyçe:

rrezik, rrymë elektrike, spinë, prizë, elektroshtëpiake, mbrojtje.

Vlora dhe Armendi ishin në dhomën e tyre, duke studiuar. Armendi, që është pak trazovaç, po fuste stilolapsin te vrima e prizës. Vlora, sapo e pa, i thirri: “Kujdes!”. Si mendon, pse u shqetësua Vlora?

Rryma elektrike, që kalon në çelësat dhe prizat, bëhet e rrezikshme kur nuk tregojmë kujdes gjatë përdorimit. Kur shkyçim dritën, duhet të tregojmë kujdes, nëse i kemi duart të lagura.

Spina duhet të hiqet, duke e kapur në pjesën e fortë.

Po ta tërheqim spinën nga kordoni elektrik, ai mund të këputet, gjë që përbën rrezik për jetën.

Kur fusim sende metalike në prizat elektrike, rrezikojmë shëndetin nga rryma elektrike.

22

spinën në prizë, sepse është e rrezikshme.

Për të shmangur rrezikun, merren masa parandaluese. Mbi prizë, vendoset një kapak që e mbulon atë.

Priza mund të jetë e dëmtuar dhe mund të marrë flakë.

Nëse duam të ndihmojmë në pastrimin e shtëpisë, pajisjet elektroshtëpiake duhet t’i përdorim vetëm në prani të prindërve.

Si vepron në shtëpi kur duhet të ngrohësh bukën, të thash flokët, të ndihmosh në punët e shtëpisë, duke fshirë me fshesë korrenti? Çfarë kujdesi tregon? Këto veprime i kryen në prani të të rriturve? Po, pse? Jo, pse?

Detyrë

Shiko fotografitë. Krahaso veprimet, cili vepron mirë dhe cili jo? Pse? Shkruaj mendimin tënd.

Shiko te faqja 11 e fletores së punës.

23
1 2 2 1
Diskuto në klasë

2.2

Rregullat e parandalimit të rreziqeve nga pajisjet elektrike

Fjalë kyçe:

rrezik, parandalim, rregulla, kordon, rrymë elektrike.

Gjatë përdorimit të pajisjeve elektroshtëpiake, duhet treguar kujdes. Kur kordoni është i dëmtuar, nuk duhet të vendoset në prizë asnjë pajisje elektroshtëpiake!

Shiko fotografitë ilustruese. Cili vepron sipas rregullave? Vendos ✓ kur është sipas rregullave dhe kur vepron gabim.

24

Kur je në prani të lagështirës ose zbathur, pajisjet elektrike nuk përdoren.

Nuk vendosen shumë spina në një prizë! Ajo nxehet dhe ka rrezik të marrë flakë!

Kur të rriturit nuk janë në shtëpi, duhet bërë kujdes, ose të mos i prekim pajisjet elektroshtëpiake: sobën, thekësen, rrobalarësen, fshesën thithëse etj.

Pse nuk duhet të vendosim spinën vetë në prizë? Çfarë rreziku paraqet? Cilat janë rregullat që ndiqen për të qenë të sigurt që mos të na zërë rryma elektrike?

Detyrë

Plotëso tabelën.

Pajisje elektrikeRrezikuMbrojtja Spina Priza Kordoni

25
Diskuto në klasë

2.3 Rreziqet dhe mbrojtja nga zjarri

Fjalë kyçe:

rrezik, kujdes, zjarr, mbrojtje.

Arba dhe Glauku kanë shumë dëshirë të bëhen kuzhinierë, ndaj herë pas here duan të gatuajnë vetë.

Prindërit nuk i lënë asnjëherë vetëm dhe i kanë edukuar të kenë kujdes me sobën apo me objektet që sjellin rrezik nga zjarri.

Është shumë e rrezikshme të përdorësh shkrepësen për të ndezur sobën apo furnelën e gazit. Nga pakujdesia, zjarri mund të përhapet në mjediset e shtëpisë.

Ndezja e shkrepëseve NUK është lojë, por RREZIK

26

Po të prekësh objektet e kuzhinës të vendosura mbi zjarr, ka rrezik të digjesh ose të marrë flakë vaji i gatimit dhe të përhapet në mjediset e shtëpisë.

Ashtu si në shtëpi, edhe në shkollë nuk përdorim mjete të tilla, si: shkrepëse, çakmak, apo sende të tjera që shkaktojnë zjarr.

Diskuto në klasë

Edhe fishekzjarrët mund të jenë të rrezikshëm. Në raste festash, ne i përdorim shpesh fishekzjarrët. Mbajtja dhe ndezja pa kujdes mund të shkaktojnë përhapjen e zjarrit. Ndaj, bëni kujdes gjatë përdorimit të tyre!

Në rast zjarri, duhet të njoftojmë zjarrfikësit në numrin e telefonit: 193!

Duhet të përdorësh mjete ndezëse në shtëpi/shkollë? Jo, pse? Po, pse? Kanë ndodhur raste të rënies së zjarrit nga pakujdesia? Si është vepruar?

Detyrë

Shkruaj një rast të rënies së zjarrit që ke parë (në jetën e përditshme, në filma vizatimorë, internet etj.).

27

2.4

Rreziqet nga lartësitë: ballkoni, puseta, shkallët

Fjalë kyçe:

rrezik, kujdes, lartësi, pusetë, ballkon.

Besa dhe Drini jetojnë në katin e pestë të një pallati. Atyre u pëlqen të dalin në ballkon për të luajtur. Një ditë, Besa donte të ngjitej mbi parmakun e ballkonit, gati për të fluturuar. Vëllai i thirri: “Mos!”

Si mendon, çfarë do të ndodhte sikur Drini të mos e ndalonte Besën të ngjitej te parmaku?

Mjedise të ndryshme ku zhvillohet aktiviteti i përditshëm, paraqesin rrezik nga lartësitë. Ndaj, duhet të tregojmë kujdes nga lartësitë!

Kur dritarja është e hapur, nuk duhet të hipim në parvazin e saj apo të përkulemi mbi të.

Duhet të zbresim nga shkallët e vendosura pranë shtratit dhe jo të hidhemi apo të kërcejmë nga lartësia. Ky veprim sjell rrezik për shëndetin.

28

Kur luajmë në oborrin e shtëpisë/ shkollës, duhet të bëjmë kujdes kur hipim në pemët përreth. Mund të humbim ekuilibrin, të rrëzohemi dhe të pësojmë dëmtime në trup. Nuk duhet të grumbullohen shumë shokë e shoqe në të njëjtën lodër. Pesha e tyre mund të sjellë dëmtimin e objektit dhe lëndimin e secilit prej nesh.

Kur ecim rrugës, ndodh që të hasim gropa ose puseta të hapura, duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të ecim me kujdes.

Kur shkojmë në dyqane që përdorin shkallë të lëvizshme, duhet të mbahemi në parmakun e shkallës dhe të mos vendosim këmbën në vendin e gabuar.

Diskuto në klasë

Si vepron për t’u ruajtur nga lartësitë, shkallët, pusetat, ballkoni, lodrat?

Detyrë

Shkruaj se çfarë dëmtimesh mund të pësojë një njeri, po të rrëzohet nga një lartësi e madhe.

29

2.5 Masat mbrojtëse ndaj rreziqeve

Fjalë kyçe:

lartësi, pusetë, ballkon, masa mbrojtëse.

Miri dhe Dea janë të kujdesshëm në rrugë. Tregohen të vëmendshëm dhe zbatojnë rregullat e qarkullimit. Ata nuk përdorin mjete të tjera gjatë ecjes, sepse mund të shkaktojnë aksidente që rrezikojnë shëndetin e tyre.

Kur ecim në rrugë, duhet të shikojmë nëse në anët e trotuarit ka puseta pa kapak.

Kur në rrugë shikojmë shenja paralajmëruese, tregon se dikush po punon për të rregulluar një defekt.

Kur jemi në ballkon, duhet të tregojmë kujdes nga lartësia. Nuk duhet të hipim mbi karrige si djali në fotografi.

Në objekte që nuk janë të montuara në mur, nuk duhet të hipim. Ato mund të rrëzohen dhe të na bien mbi trup.

30

Përdorimi i pajisjeve elektronike për një kohë të gjatë dëmton rëndë shëndetin. Valët e telefonit dhe të internetit ndikojnë në shikimin dhe sistemin tonë nervor.

Sa më pak t’i përdorim këto pajisje, aq më shumë kohë do të kemi për të kryer aktivitete të ndryshme.

Kur përdoret ashensori, nuk duhet të veprojmë si djali në figurë. Rrezikojmë shëndetin. Kur ashensori bllokohet, duhet të lajmërojmë duke shtypur butonin e alarmit.

Asnjëherë mos hip në muret rrethuese të pusit për të mbushur ujë. Rrezikon të biesh në ujë.

Diskuto në klasë

Cilat janë rregullat që duhet të zbatohen për të shmangur rreziqet nga lartësitë? Pse duhen zbatuar ato? Çfarë ndodh nëse tregohemi të pakujdesshëm?

Detyrë

Inskenoni, në grupe të vogla, një ngjarje me rrezik nga lartësia dhe jepni këshilla për masat mbrojtëse (lojën paraqiteni përpara klasës).

31

2.6

Substancat kimike dhe kujdesi ndaj tyre

Fjalë kyçe:

substancë, kujdes, kimik, rrezik, solucion, mjete mbrojtëse.

Mjedisi ku jetojmë dhe mësojmë duhet të pastrohet vazhdimisht nga papastërtitë.

Në familjen e Mirit dhe të Mozës, çdo fundjavë, kujdesen për pastrimin e banesës së tyre.

Solucionet e pastrimit që përdoren, kanë në përbërjen e tyre substanca kimike. Ato janë të dëmshme për të gjithë.

Gjatë përdorimit të tyre, duhet të tregojmë kujdes dhe të marrim mjete mbrojtëse për fytyrën dhe duart.

Duhet të tregojmë kujdes kur i përdorim, sepse shkaktojnë dëmtime të pjesëve të trupit.

Nuk duhet të prekim pjesët e fytyrës me duart me solucione, sepse e dëmtojmë atë.

Duhet të tregojmë kujdes te sytë, sepse mund të na infektohen. Duhet t’i lajmë menjëherë me ujë të bollshëm. T’i qetësojmë me çaj kamomili ose ilaç kurues, i rekomanduar nga mjeku.

32

Në shkollë, në orën mësimore, gjatë kryerjes së eksperimenteve me solucione kimike, mësuesja kujdeset që të marrim masat mbrojtëse.

Gjatë punës, tregojmë shumë kujdes që të mos dëmtojmë veten dhe shokun pranë.

Diskuto në klasë

Pse duhet të marrim masa mbrojtëse, kur përdorim solucione kimike? Çfarë shkaktojnë ato? Si duhet të veprojmë, kur dëmtohemi?

Detyrë

Shkruaj etiketën e solucionit larës.

Solucion për xhamat

33

Ai na tregoi si përdoret

Edhe në shkollë kemi disa të tilla.

Në një manekin, ai na tregoi si duhet të ndihmohet personi që

Na tregoi se si duhet të veprojmë, nëse bie zjarr në klasë apo shtëpi.

Pastaj, i tha Enit të demonstronte veprimet që kryhen, kur marrin

34
ZJARRFIKËSE
2.7

Atje kishin dhe një pajisje, që paralajmëron rënien të lartë, që e transportojnë me tuba nga

Nëse shikoni zjarr, dilni në korridor ose jashtë dhe bërtisni “Zjarr!”, për të njoftuar anëtarët e familjes/fqinjët apo shokët/shoqet.

Telefononi në numrin 193 dhe jepni të dhëna konkrete.

Nëse zjarri ka vëllim më të madh, braktisni banesën/klasën.

Njerëzit e lënduar nga zjarri duhen dërguar sa më shpejt për të marrë ndihmën e mjekut.

Diskutoni në klasë

Flisni për mjetet që përdoren për shuarjen e zjarrit dhe ndihmën që japin zjarrfikësit për të shpëtuar jetën.

Detyrë

Krijo një ngjarje, duke u bazuar te situatat në ilustrim.

Shiko te faqet 12-15 të fletores së punës.

35

3.1 Profesionet që njoh Karriera ime

Fjalë kyçe:

profesion, polic, okulist, mjek, mësues, hidraulik, postier, marangoz, elektricist, infermiere.

Një ditë, në klasën e Gencit, nxënësit po diskutonin se çfarë pune bënin prindërit e tyre.

– Babi im është mjek, shëron njerëzit, – tha Vesa.

– Kurse mami punon mësuese.

– Edhe mami im është mjeke, por shëron sytë, – u hodh Drini.

Nxënësit filluan të tregonin për profesionet e prindërve të tyre. Dikush punonte police, dikush hidraulik, dikush tjetër infermiere. Shumë prej profesioneve kryhen njësoj si nga burrat dhe nga gratë.

36

Elektricisti rregullon linjën elektrike kur shkëputet, monton priza, çelësa dhe bën shumë punime të tjera.

Hidrauliku monton dhe riparon tubacionet e ujit.

Rrobaqepësi/ja qep veshje të ndryshme.

Piktori/ja bën portrete dhe peizazhe të bukura.

Diskuto në klasë

Si ndikojnë në jetën tënde profesionet që diskutuam?

Detyrë

Shkruaj profesionet që mund të bëhen edhe nga burrat, edhe nga gratë. A mund të bëjë një njeri çdolloj profesioni? Po, pse? Jo, pse?

37

3.2 Vendi i punës sipas profesionit

Fjalë kyçe:

vendi i punës, teatër, bibliotekë, shkollë, akademi shkencash, punishte qumështi.

Shumë prej profesioneve kryhen në një ndërtesë të caktuar. Aktori e kryen aktivitetin në godinën e teatrit. Shkencëtarë të fushave të ndryshme i kryejnë studimet në Akademinë e Shkencave.

Kur duhet të lexojmë libra të ndryshëm, mund t’i marrim në bibliotekën e qytetit/lagjes. Aty gjejmë shumë tituj. Punonjësi i bibliotekës ndihmon njerëzit për të gjetur librat e duhur.

Kur jemi sëmurë dhe na duhen barna, shkojmë i marrim në farmaci. Farmacisti/ja na jep barnat e duhura.

38

Në spital shkojmë kur jemi më rëndë. Atje, mjekët/et dhe infermierët/et kujdesen për ne.

Mësuesi/ja e kryen aktivitetin e Polici/ja e kryen detyrën që ka në terren ose në godinën e policisë.

Shiko fotografitë e mëposhtme dhe plotëso tabelën se cili vend i përket secila prej tyre. Shëno profesionin që kryhet në to.

të ardhmen.

do

ishte

i punës sate,

punës.

39
Detyrë
Përfytyro dhe përshkruaj si
të dëshiroje të
vendi
Vendi i punësProfesioni 1 2 3 4 Diskuto në klasë Shiko te faqet 17-19 të fletores së
1 2 3 4

3.3 Profesioni që më pëlqen

Fjalë kyçe:

Dje, në klasë, folëm për profesionet që duam të bëjmë kur të rritemi. Morea do që të bëhet këngëtare, sepse e ka zërin shumë të bukur. Kurse Ronit i pëlqen shumë të bëhet astronaut, që të shkojë në hapësirë. Buna tha se i pëlqejnë shumë kafshët, ndaj do të bëhet veterinere. Gjërat e mira për të ngrënë,

profesion, mjek, mësues, veteriner.

40

Diskuto në klasë

Mund të themi që ka profesione më të rëndësishme se ato që diskutuam? Po, pse? Jo, pse?

Detyrë

Cili është profesioni që ke dëshirë të ushtrosh në të ardhmen? Arsyeto përzgjedhjen tënde.

ProfesioniArsyeja

Shiko te faqja 20 e fletores së punës.

41

Projekt Unë do të bëhem…

Në klasë, do të diskutojmë për profesionin që dëshirojmë të bëhemi, rëndësinë që ka në jetën e përditshme. Zgjedhim një nga profesionet e paraqitura si model në klasë.

– Do të bëhem mjek, – tha Drini. Duhet të mësoj shumë që të arrij rezultate të larta në shkollë. Ka kërkuar në internet për profesionin e mjekut.

Besa do të bëhet pastiçiere. I pëlqen shumë të përgatisë ëmbëlsira.

Ajo ka bërë kërkime në internet se në

42

Sokoli dëshiron të bëhet astronaut. Ai u tregon shokëve për ëndrrën që ka për të ndjekur këtë profesion. I pëlqen të studiojë hapësirën, mundësitë e reja.

Iliri dëshiron të bëhet shofer.

Sarës i pëlqen të bëhet avokate.

Diskutoni në klasë

Pse të pëlqen profesioni që ke zgjedhur?

Detyrë

Shkruaj pse profesioni që ke zgjedhur, është i duhuri për ty.

Shiko te faqja 20 e fletores së punës.

43

Fjalë kyçe:

market, shpenzoj, kosto, kursim.

familjare

Vesa dhe Eneu u kërkojnë prindërve të shkojnë në market për të blerë ushqimet e javës. Prindërit i kanë mësuar që të zgjedhin produktet me kosto më të ulët dhe të llogaritin shpenzimet.

Vesa bleu përbërësit për të gatuar biskota.

Ajo ka dëshirë t’i përgatisë bashkë me mamin. Edhe Eneu i ndihmoi, sepse i pëlqen gatimi.

Babi u kënaq kur pa që

Ai e pyeti Vesën sa kishin kushtuar përbërësit e biskotave.

44
Sheqer ________ Qumësht ________ Zarzavate ________ Vaj ________ Djathë ________ Shuma ________ 4.1 Ekonomia
Planifikimi

Biskota Miell_____ Sasia

Çmimi

Shuma

Vesa dëshiron të organizojë datëlindjen e Eneut. Ajo ndan detyrat në familje për të përgatitur një surprizë të bukur.

Tortën e Eneut, mendon ta përgatitë në shtëpi me ndihmën e mamasë.

Ajo do të kushtojë më pak, duke u bazuar në llogaritjet që kishin bërë më parë.

Babi blen përbërësit. Mami përgatit tryezën.

Vesa bën gati listën e materialeve që do të blejë për të përgatitur zbukurimet.

Kapela festive Tullumbace

Qirinj

Fjongo letre shumëngjyrëshe

Diskuto në klasë

Çfarë mendoni për thënien “Kursimi është kulturë”?

Detyrë

Shkruaj si ndihmon ti në uljen e shpenzimeve të familjes.

Shiko te faqja 21 e fletores së punës.

45
_____
Vezë__________ Sheqer__________ Kos__________ Gjalpë/vaj__________

4.2 Organizimi i një feste

Fjalë kyçe:

festë, planifikim, organizim.

Ditët e festave janë të gëzueshme dhe me larmi e hareshme për të gjithë. Mësuesja dha detyrë të hidhnim ide si do të organizohej festa e pavarësisë dhe ajo e 8 Marsit. Secili u gëzua që do të kontribuonte për ta festuar sa më bukur.

1. organizatorët e festës;

2. llogaritarët e shpenzimeve. Njëri grup do të rendiste idetë e organizimit dhe grupi tjetër do të vlerësonte kostot/shpenzimet që duhen bërë për të blerë materialet. Duhet jo vetëm të organizojmë bukur, por të shpenzojmë pak.

Llogarit sa duhet të shpenzohet

Fletë kartoni blu50 cent Ngjitës Tullumbace Shuma

46

Për festën e nënës do të përgatitim dhurata, duke përdorur materiale të riciklueshme.

Kemi mësuar t’i realizojmë idetë tona me materiale të përdorura jo vetëm për të kursyer, por edhe për të mbrojtur mjedisin.

shumëngjyrëshe.

Zgjidh modelin që të pëlqen dhe përgatit njërin prej tyre.

Përdor fletë kartoni të një projekti që ke punuar më parë, fletë fletoreje

Diskuto në klasë

Cili nga grupet e nxënësve e realizoi festën me më pak shpenzime? Pse duhet të përdoren materialet e riciklueshme?

Detyrë

Krijo një dhuratë sipas idesë sate. Realizoje dhe vlerëso sa të kushtoi.

Shiko te faqet 22-23 të fletores së punës.

47

Punime me materiale të riciklueshmeProjekt

Besa dhe Armendi janë shokë klase. Ata e kanë datëlindjen në një ditë. Kur e mori vesh mësuesja, i ftoi të gjithë nxënësit që të përgatitnin nga një dhuratë respektojmë natyrën dhe të mirëmbajmë mjedisin ku jetojmë. do të përgatiste.

Do të krijosh me shishe plastike? Zgjidh njërin nga modelet dhe realizo objektin që dëshiron. ?

dhe ngjyrën për të krijuar emrin tënd ose të shokut/shoqes.

Mos do të përgatitësh zbukurime me pipëzat me ngjyra? Zgjidh disa pipëza me ngjyra të ndryshme dhe realizo një varg të tillë për të zbukuruar mjedisin, pa shumë shpenzime.

48

Shiko modelin dhe zgjidh shokët/shoqet e klasës për ta realizuar, duke përdorur materiale

Për piktorët e ardhshëm ka modele shumë të bukura. Ju duhen bojëra të ndryshme dhe fantazi për të krijuar lule dhe peshq shumëngjyrësh.

Diskutoni në klasë

Cili përgatiti dhuratën më të bukur? Si e realizuat këtë objekt? Sa kushtoi?

Detyrë

Përgatit një objekt me material të riciklueshëm për anëtarët e familjes.

Shiko te faqet 25-27 të fletores së punës.

49

5.1 Zhurmat në mjedis Mjedisi dhe shëndeti

Fjalë kyçe:

ndotje nga zhurma, bori, muzikë e lartë, zhurmë.

Pranë shtëpisë së Vjosës është një punishte druri. Kur sharron lëndën drusorë, zhurma dëgjohet në të gjithë mjedisin jetësor.

Po në lagjen tënde, a ka zhurma që të shqetësojnë? Çdo ditë ndeshemi me zhurma nga më të ndryshmet. Ato janë shumë shqetësuese për njerëzit.

Zhurma e mjeteve të qarkullimit rrugor…

Muzika e lartë...

Lehja e një qeni…

50

Nëse në rrugë bëhen punime, dëgjojmë zhurmën e mjetit shpues, matrapikut.

Çdolloj zhurme shkakton ngacmime dhe shqetësime në trurin tonë.

Diskuto në klasë

Shiko figurën. Cilat janë llojet e zhurmave që shkaktohen në jetën tonë të përditshme?

Detyrë

Pse është i shqetësuar djali në fotografi? Po ti, je ndodhur ndonjëherë në një situatë të tillë? Përshkruaj gjendjen tënde.

Shumë zhurmë!

nëMakinat trafik.

Fqinjët që punojnë.

51
Avionët që fluturojnë.
nëPunime rrugë.
Muzika e lokaleve.

5.2 Argëtohem në kohën e lirë

Fjalë kyçe:

kohë e lirë, aktivitet, orar argëtimi.

Mësuesja vendosi në klasë një poster me aktivitete të ndryshme. Secili zgjodhi aktivitetet që i pëlqejnë.

– Gjatë javës, kohën e lirë e kaloj duke lexuar dhe kërkuar në internet, – tha Armendi. – Në fundjavë, aktivizohem në ekipin e basketbollit.

Luaj basketboll.

Aktivitetet e mia në kohën e lirë

Dëgjoj muzikë.

Luaj futboll. Shkoj në ditëlindje.

Notoj.

Shkoj në piknik.

Lexoj libër.

Shikoj televizor.

Shkoj në kinema. Kërkoj në internet.

– Mua më pëlqen të notoj, – tha Diella. – Gjatë javës, pasi përgatis mësimet, dëgjoj muzikë dhe shikoj programet e preferuara në TV. Kurse në fundjavë, shkoj në pishinë.

Ilirit i pëlqen të notojë, të shkojë në kinema dhe të lexojë libra. Bora në fundjavë shkon në piknik me prindërit. Asaj i pëlqen të kërkojë informacione të reja në internet, që të punojë projekte në lëndë mësimore.

Shpatit i pëlqen futbolli. Në kohën e lirë, organizon ndeshje me shokët. Këto aktivitete kryhen me kohë të kufizuar gjatë javës, sepse duhen përgatitur mësimet. Në fundjavë, koha e lojës është më e gjatë.

Mësuesja u kërkoi nxënësve të bënin një orar të aktivitetit të tyre ditor.

52

Ja se çfarë përgatiti Vesa:

Ngrihem në mëngjes. 7:00

Lahem dhe vishem për në shkollë. 7:30

Kryej mësimet. 8:00 - 12:15 Kthehem nga shkolla. 13:00

Ha drekë dhe pushoj. 13:20

Përgatis mësimet. 15:00 - 17:00

Argëtohem. 17:15 - 19:00 lexoj, shikoj TV, kërkoj në internet

Ha darkë dhe shkoj të fle. 20:00 - 21:00

Fundjavë, e shtunë + e diel.

Orën tjetër të mësimit, kryem së bashku disa aktivitete në oborrin e shkollës, me shokët/shoqet e klasës.

U organizuam në grupe, sipas dëshirës.

Njëri grup luajti lojëra sportive, futboll, basketboll e volejboll.

Grupi i piktorëve vizatoi me bojëra modele të ndryshme.

Grupi letrar lexoi vjershat që u pëlqenin më shumë.

Diskuto në klasë

Pse të pëlqejnë aktivitetet që zgjodhe? Çfarë rëndësie kanë në kalimin e kohës së lirë?

Organizon aktivitete me shokët/shoqet? Po, çfarë lojërash pëlqeni? Jo, pse?

Detyrë

Përpilo edhe ti një tabelë me aktivitetin tënd javor, duke përfshirë edhe fundjavën.

Shiko te faqja 29 e fletores së punës.

53

5.3 Mbrojtja e mjedisit nga tymi

Fjalë kyçe:

ajër i ndotur, tymi i makinave, sëmundje mushkërish.

Mjedisi ku jetojmë, ndotet çdo ditë nga mjetet e qarkullimit. Kur ecim në rrugë, ndeshemi me makina dhe motoçikleta që lëshojnë tym.

Në zona të ndryshme, ka raste të djegieve të mbetjeve ose të gomave të makinave nga persona të papërgjegjshëm.

Tymi që shkaktohet nga djegia, shpërndahet në mjedisin përreth dhe ndot ajrin.

Tymi që del nga oxhaqet e fabrikave/punishteve rrezikon ndotjen e ajrit në mjedisin rrethues.

Fabrikat duhet të ndërtohen larg qendrave të banuara.

54

Ndotja e ajrit përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Ajo shkakton sëmundje të organeve të ndryshme të trupit tonë.

Disa nga shqetësimet janë:

irritimi i lëkurës;

skuqja e syve;

probleme të zemrës;

astma bronkiale.

Diskuto në klasë

Cilat janë arsyet që ndotet ajri? Po në komunitetin ku jeton, cilat janë arsyet e ndotjes së mjedisit?

Detyrë

Shiko fotografinë. Përshkruaj shkurt idenë që paraqet për ndotjen e mjedisit.

55

5.4 Kontribuoj në mbrojtjen e mjedisit

Fjalë kyçe:

mjedis i pastër, ujë i pastër, mbeturina.

Albini dhe Vesa po shkonin në shkollë. Gjatë rrugës, vunë re që pasagjeri i një makine hodhi ca mbeturina nga dritarja.

Kur arritën në klasë, ia treguan këtë ndodhi mësueses dhe shokëve e shoqeve të klasës. Të gjithë thanë që ishte veprim i gabuar. Po të hidhnin të gjithë mbeturinat jo në vendin e caktuar, mjedisi do të ndotej.

Veprim i gabuar është kur mbeturinat nuk hidhen brenda nuk është i pastër dhe i bukur. Mikrobet mund të përhapen dhe të shkaktojnë sëmundje, sidomos kur temperatura është e lartë.

Kujdes duhet treguar për mjedisin ujor, detin dhe lumenjtë. Kur shkojmë me pushime në det, nuk duhet të hedhim mbeturina në ujë. Ato rrezikojnë jetën tonë dhe të gjallesave nën ujë.

56

Klasën e mbajmë pastër. I mbledhim mbeturinat dhe i hedhim te koshi i caktuar.

Kur dalim në oborrin e shkollës, asnjëri prej nxënësve nuk hedh letra përtokë. I tërheqim vëmendjen ndonjërit që ndot mjedisin e përbashkët.

ditë që të largojnë mbeturinat nga vendet e caktuara për to. Ata kujdesen që të lënë një mjedis të pastër. Mbeturinat duhet të ndahen në kosha të veçantë, sipas përbërjes së tyre.

Materialet prej qelqi, letre, alumini dhe disa lloje plastike riciklohen. Ripërdorimi zvogëlon shpenzimet dhe ruan mjedisin të pastër.

Diskuto në klasë

Pse duhet të mbahet i pastër mjedisi? Si ke kontribuar në mbajtjen pastër të mjediseve të përbashkëta në klasë/shkollë?

Detyrë

Shiko figurën dhe shkruaj mendimin tënd për mbajtjen pastër të mjedisit.

Shiko te faqet 30-31 të fletores së punës.

57

5.5

Vendgrumbullimi i mbeturinave dhe riciklimi i tyre

Fjalë kyçe:

Mbeturinat që largohen nga koshat e rrugës, grumbullohen në vende larg qendrave të banuara.grumbullim, ndarje, riciklim.

Shumë mbeturina mund të groposen. Kjo shkakton ndotjen e tokës dhe të ujërave nëntokësore.

Disa materiale mund të riciklohen, kështu që groposja e tyre mund të shmanget.

Mbeturinat e tjera hidhen në një makineri, që shërben për ndarjen e tyre sipas llojit të materialit. Mbeturinat lëvizin në shirita transportues. Punonjësit i ndajnë ato sipas materialit në kosha të veçantë.

Këto mbeturina paketohen dhe shkojnë në punishte ku kryhet riciklimi i tyre.

58

Cikli i përpunimit të mbeturinave prej letre dhe plastike. Cikli i përpunimit të mbeturinave prej qelqi.

Procesi i riciklimit

Diskuto në klasë

Pse është i rëndësishëm grumbullimi i mbeturinave sipas materialit? Ku qëndron rëndësia e riciklimit të disa prej mbeturinave?

Detyrë

Përshkruaj si grumbullohen mbeturinat në vendbanimin tënd.

Shiko te faqja 33 e fletores së punës.

59

Masat për mbrojtjen e mjedisit5.6

Për të mbrojtur mjedisin nga ndotja, së pari duhet të kujdesemi që të mbahet pastër. Në klasë, mësuesja organizoi një aktivitet për të demonstruar hedhjen e si: qelqi, letra, kënaçet (alumini).

Pasi kryem demonstrimin e hedhjes së mbeturinave, dolëm në oborrin

60

Në oborrin e shkollës, mbollëm një pemë dhe lule dekorative. Gjelbërimi siguron oksigjenin dhe shton bukurinë e mjedisit jetësor.

Gjatë aktivitetit, Ylli dhe Bekimi treguan një ngjarje që u kishte ndodhur. Një ditë, pasi mbaruan lojën e futbollit midis klasave, shokët pinë ujë. Disa prej tyre i lanë shishet e ujit në fushë. A ishte i drejtë ky veprim?

Të dy shokët morën shishet plastike dhe i hodhën te koshi i mbeturinave. A ishte i gabuar ky veprim?

Diskutoni në klasë

Cili është mendimi yt për mbajtjen pastër të mjedisit? Pse është i rëndësishëm shtimi i gjelbërimit në mjedisin jetësor?

Detyrë

Shiko posterin dhe krijo historinë tënde për një mjedis sa më të pastër.

Shiko te faqet 30-31të fletores së punës.

61

6.1 Llojet e mediave Mediat

Fjalë kyçe:

informim, emisione, programe, media vizive.

Gjyshi im lexon gazetën çdo mëngjes.

informohet

Mami im dëgjon rregullisht emisionet e mëngjesit në radio, ndërsa babi, pasditeve, shikon ndeshje në televizor.

Mua më pëlqejnë emisionet programe me kuriozitete për moshën time.

Më shumë më pëlqen programi “Le të lexojmë një përrallë!”.

Mediat janë të ndryshme, ato ndahen në disa lloje. Gazetat dhe revistat janë media të shkruara.

62

Radioja është medie e dëgjuar. Ajo pëlqehet më shumë kur udhëtojmë. Në radio dëgjojmë lajme, muzikë, pjesë teatri e programe të tjera.

Mediat vizive i ndjekim në televizor ose në kompjuter. Aty mund të shohim shumëllojshmëri emisionesh. Unë shoh emisionin “Art me ngjyra”.

Diskuto në klasë

Pyet shokun/shoqen: “Si informohen prindërit e tu?”.

Detyrë

Po ty, të pëlqen më shumë radioja apo televizori?

Trego me 2-3 fjali.

Shiko te faqja 34 e fletores së punës.

63

6.2

Drejtoj aktivitetin për festën e shkollës

Fjalë kyçe:

aktivitet, organizatorë,

Çdo vit, për festën e shkollës, nxënësit e çdo klase përgatitin një aktivitet të realizuar bukur dhe argëtues. Në këtë aktivitet, ftohen edhe prindërit,

Mësuesja cakton detyrat për secilin. Ajo i ndan nxënësit në dy grupe:

a. organizatorët e koncertit për festën;

b. modeluesit e posterave, zbukurimeve për festën e shkollës.

Organizatorët përzgjedhin programin e festës, si: poezi, këngë dhe valle. - Kaltrina është përzgjedhur të prezantojë programin e festës. Ajo flet rrjedhshëm dhe bukur.

- Disa nxënës të tjerë kanë talent për recitim, kërcim dhe iu bien veglave të ndryshme muzikore.

64

Modeluesit përgatitin:

✓ fotografi të historikut të shkollës; ✓ postera për aktivitete në klasë/ shkollë.

Për të mbrojtur mjedisin dhe për të kursyer, përdorin materiale të riciklueshme.

Diskuto në klasë

Si e përgatitën nxënësit programin për festën e shkollës?

Detyrë

Përshkruaj se si e përgatitni festën e shkollës suaj.

65
Shkolla jonë

6.3 Grupi letrar organizon “Orë letrare”

Fjalë kyçe:

libër, orë letrare, program, teknologji.

Vlorës i pëlqen shumë të lexojë libra. Ajo shkëmben me shokët/shoqet e klasës libra të ndryshëm. Ata mund të jenë: legjenda, përralla, tregime, poezi, kuriozitete, enciklopedi etj.

Në shkollë, mësuesja na nxit të lexojmë libra jashtë klase, të përshtatshëm për moshën tonë.

Librat me poezi e prozë na tërheqin më shumë.

Disa prej tyre i mësojmë dhe i recitojmë në “Orën letrare”.

Pjesët e përzgjedhura janë të shkruara nga shkrimtarë të trevave tona, por ka edhe pjesë të përkthyera.

Kjo është ora që na pëlqen më shumë!

“Ora letrare” organizohet dhe me klasat e tjera të shkollës. Në aktivitetet e shkollës dhe në Ditën e Nënës, marrin pjesë të gjithë nxënësit.

Në program përfshihet recitimi i poezive me ndjenjë dhe intonacionin e duhur.

Rona dhe Shpati recituan bukur poezitë kushtuar nënës.

Arbri, së bashku me Vjosën, prezantuan me anë të projektorit dy poezi të shkruara nga shkrimtarët tanë të njohur.

66

Të dyve iu pëlqen teknologjia dhe TIK-u. Ata i përdorin shumë mirë.

Diskuto në klasë

• Çfarë mendon për organizimin e “Orës letrare” që përgatitën nxënësit?

• Çfarë do të kishe shtuar apo hequr?

Detyrë

Përshkruaj me pesë rreshta se si do të organizoje një orë letrare në klasën/shkollën tënde.

67

diagrame).

Mund të shtojmë edhe një shembull ose mendimin tonë vetjak.

“Ta mbrojmë e ta duam natyrën!”.

Mjetet e punës:

letër e bardhë, gërshërë, ngjitës, lapsa me ngjyra, shirit me ngjyra.

Zgjedhim letrën dhe e palosim në tri pjesë të barabarta. Shkruajmë katër-pesë fjali për temën e zgjedhur.

Në faqen përbri, ngjitim dy vizatime.

Sipas dëshirës, faqen e parë mund ta zbukurojmë me një vizatim tonin. Në të mund të paraqesim një mjedis të gjelbëruar me pemë.

68
6.4

Detyrë

Diskutoni në klasë

Shiko te faqet 35-37 të fletores së punës.

69
??

Si të përgatit një lajmProjekt

shkruara, të dëgjuara e ato vizive (gazeta, televizion, radio).

Për këtë projekt, mund të punoni në grupe me 3-4 nxënës/e.

Ju mund të përgatitni një lajm me temë: “Kampi veror i shkollës sonë”.

Për të realizuar lajmin, ndiq hapat e mëposhtëm:

1. mësuesi/ja përgjegjës/e për të përfshihet data, vendi dhe aktivitetet).

2. Pyet se çfarë mendojnë nxënësit që kanë vendosur të shkojnë në kamp.

3. Përmbylle me mendimin e një prindi, duke treguar rëndësinë e këtij kampi.

Nëse ke mundësi (ose me ndihmën e prindërve), fjalitë e përgatitura shkruaji në programin Word. Projektin shtype në letër dhe paraqite në klasë.

70

Zgjidh një përfaqësues për të lexuar tekstin.

Diskuto me shokët/shoqet.

Përzgjidh projektin më të bukur.

Diskutoni në klasë

A u përgatit lajmi në mënyrën e duhur?

71

Fjalorth

Akrilik – fibër e prodhuar kimikisht, jonatyrale.

Astmë bronkiale – sëmundje që prek mushkëritë.

Celulozë – përbërës i drurit, pambukut, lirit. Përpunohet dhe kthehet në formë fibre, e cila përdoret për prodhimin e letrës dhe të fibrave tekstile. Fibër

Furnelë – pajisje që shërben për të gatuar. Gjethe mani – mani, lloj peme me të cilat ushqehet krimbi i mëndafshit.

Irritim – përshkruan ndjesinë kur diçka ju shqetëson sytë ose pjesë të tjera të trupit.

Masur

Matrapik – vegël shpimi për sipërfaqe të forta (beton, shtresa e rrugë kur hapen kanale).

Okulist – mjek që kuron sytë.

Parmak – shërben për t’u mbështetur kur zbresim shkallët. Solucion – lëndë e lëngshme e përzier me kimikate.

Substancë – lëndë e lëngshme ose e ngurtë.

Referenca

Korniza kurrikulare e Kosovës.

• Kurrikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës.

• Kurrikula lëndore/programi mësimor Shkathtësi për jetë, 2019

• Vlerësimi formativ (MASHT/ USAID)

Udhëzues të ndryshëm për mësimdhënës të klasave fillore.

• Standardet për tekstet shkollore, MASHT, Kosovë.

BURIME NGA INTERNETI:

• https://www.google.al/

• https://www.dreamstime.com

• https://www.pinterest.com/

Katalogimi në botim (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” 37.016:37(075.2)

Shkathtësi për jetë 3 : për klasën e 3-të të arsimit fillor / Laura Lipoveci Pruthi, Ilir Kuka. - Prishtinë : Botime Pegi, 2021. - 77 f. : ilustr. ; 24 cm

1. Kuka, Ilir ISBN 978-9951-786-26-3

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.