
1 minute read
2.4 Rreziqet nga lartësitë: ballkoni, puseta, shkallët
rrezik, kujdes, Fjalë kyçe: lartësi, pusetë, ballkon. Besa dhe Drini jetojnë në katin e pestë të një pallati. Atyre u pëlqen të dalin në ballkon për të luajtur. Një ditë, Besa donte të ngjitej mbi parmakun e ballkonit, gati për të fluturuar. Vëllai i thirri: “Mos!”.
Si mendon, çfarë do të ndodhte sikur Drini të mos e ndalonte Besën të ngjitej te parmaku?
Advertisement

Mjedise të ndryshme ku zhvillohet aktiviteti i përditshëm, paraqesin rrezik nga lartësitë. Ndaj, duhet të tregojmë kujdes nga lartësitë!

Kur dritarja është e hapur, nuk duhet të hipim në parvazin e saj apo të përkulemi mbi të.
Duhet të zbresim nga shkallët e vendosura pranë shtratit dhe jo të hidhemi apo të kërcejmë nga lartësia. Ky veprim sjell rrezik për shëndetin.

Kur luajmë në oborrin e shtëpisë/ shkollës, duhet të bëjmë kujdes kur hipim në pemët përreth. Mund të humbim ekuilibrin, të rrëzohemi dhe të pësojmë dëmtime në trup.
Nuk duhet të grumbullohen shumë shokë e shoqe në të njëjtën lodër. Pesha e tyre mund të sjellë dëmtimin e objektit dhe lëndimin e secilit prej nesh.
Kur ecim rrugës, ndodh që të hasim gropa ose puseta të hapura, duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të ecim me kujdes.
Kur shkojmë në dyqane që përdorin shkallë të lëvizshme, duhet të mbahemi në parmakun e shkallës dhe të mos vendosim këmbën në vendin e gabuar.







Diskuto në klasë
Si vepron për t’u ruajtur nga lartësitë, shkallët, pusetat, ballkoni, lodrat?
Detyrë
Shkruaj se çfarë dëmtimesh mund të pësojë një njeri, po të rrëzohet nga një lartësi e madhe.