
1 minute read
2.1 Rreziku nga pajisjet elektrike
Fjalë kyçe: rrezik, rrymë elektrike, spinë, prizë, elektroshtëpiake, mbrojtje. Vlora dhe Armendi ishin në dhomën e tyre, duke studiuar. Armendi, që është pak trazovaç, po fuste stilolapsin te vrima e prizës. Vlora, sapo e pa, i thirri: “Kujdes!”. Si mendon, pse u shqetësua Vlora?
Rryma elektrike, që kalon në çelësat dhe prizat, bëhet e rrezikshme kur nuk tregojmë kujdes gjatë përdorimit. Kur shkyçim dritën, duhet të tregojmë kujdes, nëse i kemi duart të lagura.
Advertisement



Spina duhet të hiqet, duke e kapur në pjesën e fortë.
Po ta tërheqim spinën nga kordoni elektrik, ai mund të këputet, gjë që përbën rrezik për jetën.
Kur fusim sende metalike në prizat elektrike, rrezikojmë shëndetin nga rryma elektrike.
spinën në prizë, sepse është e rrezikshme.
Për të shmangur rrezikun, merren masa parandaluese. Mbi prizë, vendoset një kapak që e mbulon atë.
Priza mund të jetë e dëmtuar dhe mund të marrë flakë.

Nëse duam të ndihmojmë në pastrimin e shtëpisë, pajisjet elektroshtëpiake duhet t’i përdorim vetëm në prani të prindërve.





Diskuto në klasë
Si vepron në shtëpi kur duhet të ngrohësh bukën, të thash flokët, të ndihmosh në punët e shtëpisë, duke fshirë me fshesë korrenti? Çfarë kujdesi tregon? Këto veprime i kryen në prani të të rriturve? Po, pse? Jo, pse?
Detyrë
1 2
Shiko fotografitë. Krahaso veprimet, cili vepron mirë dhe cili jo? Pse? Shkruaj mendimin tënd.
1
2

