1 minute read

2.3 Rreziqet dhe mbrojtja nga zjarri

Fjalë kyçe: rrezik, kujdes, zjarr, mbrojtje. Arba dhe Glauku kanë shumë dëshirë të bëhen kuzhinierë, ndaj herë pas here duan të gatuajnë vetë.

Prindërit nuk i lënë asnjëherë vetëm dhe i kanë edukuar të kenë kujdes me sobën apo me objektet që sjellin rrezik nga zjarri.

Advertisement

Është shumë e rrezikshme të përdorësh shkrepësen për të ndezur sobën apo furnelën e gazit. Nga pakujdesia, zjarri mund të përhapet në mjediset e shtëpisë.

Ndezja e shkrepëseve NUK është lojë, por RREZIK.

Po të prekësh objektet e kuzhinës të vendosura mbi zjarr, ka rrezik të digjesh ose të marrë flakë vaji i gatimit dhe të përhapet në mjediset e shtëpisë.

Ashtu si në shtëpi, edhe në shkollë nuk përdorim mjete të tilla, si: shkrepëse, çakmak, apo sende të tjera që shkaktojnë zjarr. Edhe fishekzjarrët mund të jenë të rrezikshëm. Në raste festash, ne i përdorim shpesh fishekzjarrët. Mbajtja dhe ndezja pa kujdes mund të shkaktojnë përhapjen e zjarrit. Ndaj, bëni kujdes gjatë përdorimit të tyre!

Në rast zjarri, duhet të njoftojmë zjarrfikësit në numrin e telefonit: 193!

Diskuto në klasë

Duhet të përdorësh mjete ndezëse në shtëpi/shkollë? Jo, pse? Po, pse?

Kanë ndodhur raste të rënies së zjarrit nga pakujdesia? Si është vepruar? Detyrë

Shkruaj një rast të rënies së zjarrit që ke parë (në jetën e përditshme, në filma vizatimorë, internet etj.).

This article is from: