
2 minute read
2.6 Substancat kimike dhe kujdesi ndaj tyre
Fjalë kyçe:substancë, kujdes, kimik, rrezik, solucion, mjete mbrojtëse. Mjedisi ku jetojmë dhe mësojmë duhet të pastrohet vazhdimisht nga papastërtitë.
Në familjen e Mirit dhe të Mozës, çdo fundjavë, kujdesen për pastrimin e banesës së tyre.
Advertisement

Solucionet e pastrimit që përdoren, kanë në përbërjen e tyre substanca kimike. Ato janë të dëmshme për të gjithë.
Gjatë përdorimit të tyre, duhet të tregojmë kujdes dhe të marrim mjete mbrojtëse për fytyrën dhe duart.
Duhet të tregojmë kujdes kur i përdorim, sepse shkaktojnë dëmtime të pjesëve të trupit. Nuk duhet të prekim pjesët e fytyrës me duart me solucione, sepse e dëmtojmë atë. Duhet të tregojmë kujdes te sytë, sepse mund të na infektohen. Duhet t’i lajmë menjëherë me ujë të bollshëm. T’i qetësojmë me çaj kamomili ose ilaç kurues, i rekomanduar nga mjeku.
Në shkollë, në orën mësimore, gjatë kryerjes së eksperimenteve me solucione kimike, mësuesja kujdeset që të marrim masat mbrojtëse.
Gjatë punës, tregojmë shumë kujdes që të mos dëmtojmë veten dhe shokun pranë.


Diskuto në klasë
Pse duhet të marrim masa mbrojtëse, kur përdorim solucione kimike? Çfarë shkaktojnë ato? Si duhet të veprojmë, kur dëmtohemi?
Detyrë
Shkruaj etiketën e solucionit larës.

Solucion për xhamat

2.7
ZJARRFIKËSE

Ai na tregoi si përdoret Edhe në shkollë kemi disa të tilla.
Në një manekin, ai na tregoi si duhet të ndihmohet personi që Na tregoi se si duhet të veprojmë, nëse bie zjarr në klasë apo shtëpi.


Pastaj, i tha Enit të demonstronte veprimet që kryhen, kur marrin

Atje kishin dhe një pajisje, që paralajmëron rënien
të lartë, që e transportojnë me tuba nga

– Nëse shikoni zjarr, dilni në korridor ose jashtë dhe bërtisni “Zjarr!”, për të njoftuar anëtarët e familjes/fqinjët apo shokët/shoqet. – Telefononi në numrin 193 dhe jepni të dhëna konkrete. – Nëse zjarri ka vëllim më të madh, braktisni banesën/klasën. – Njerëzit e lënduar nga zjarri duhen dërguar sa më shpejt për të marrë ndihmën e mjekut.


Diskutoni në klasë
Flisni për mjetet që përdoren për shuarjen e zjarrit dhe ndihmën që japin zjarrfikësit për të shpëtuar jetën. Detyrë
Krijo një ngjarje, duke u bazuar te situatat në ilustrim.

