
1 minute read
1.1 Përpunimi i letrës dhe kartonit
Fjalë kyçe: letër, karton, celulozë. Ne përdorim shpesh sende që janë prej letre ose kartoni. Në shtëpi, disa nga ushqimet janë të ambalazhuara me material prej kartoni. Edhe ilaçet vendosen në kuti kartoni. Ky material është i lehtë dhe i riciklueshëm.
Unë shkruaj në fletore dhe lexoj libra. Materiali prej të cilit janë prodhuar ata, është letra.
Advertisement



Kur shkoj me prindërit në ekskursion, ushqimin e vendos në pjata dhe kuti kartoni. Ato janë të riciklueshme dhe higjienike.
Në kohët e lashta përdorej letra e papirusit. Ajo prodhohej nga bima me të njëjtin emër. Më vonë, letra u prodhua nga rrobat e vjetra prej pambuku dhe nga druri. Ato kanë në përbërjen e tyre celulozën.
Si prodhohet letra/kartoni? Elementi kryesor për prodhimin e letrës/kartonit është celuloza. Ajo gjendet te bimët (pambuku, liri) dhe te pemët.
PRODHIMI I LETRËS
Elementi kryesor është CELULOZA. Atë e gjejmë në:
Ato copëtohen duke i kthyer në brumë.
Brumi hidhet në rrjetë teli me përmasa flete.
rroba të përdorura bimë, pemë letra të përdorura
presohet thahet letra
Diskuto në klasë



• Pse duhet të përdorim ambalazhe letre ose kartoni? • Cila është mënyra më e mirë për të prodhuar letrën?
Cilat sende, që përdoren më shpesh në jetën e përditshme, janë prodhuar me letër/karton?
Detyrë
Objekti/sendi Gotë Shishe Pjatë Kuti Fletore Libër Qese Letër/Karton L/K K L