
1 minute read
Forume qytetare
Përfshirja qytetare në vendimmarrje ishte në fokus të aktiviteteve të organizuar gjatë vitit 2022.
Ndaj, 6 forume me qytetarë të Korçës dhe Pogradecit u organizuan, me qëllim marrjen e sa më shumë rekomandimeve për bashkëfinancimin në termoizolimin e banesave, për t'u përfshirë në 2 raporte të auditimit energjetik në banesë, që u publikuan nga All Green Centre. Përmes forumeve u realizua dhe ndërgjegjësimi i banorëve mbi ndikimin e termolizolimit në përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe mbi alternativat e tjera të ngrohjes. Ekspertët e energjisë, mjedisit dhe financave vendore bënë prezantime shteruese mbi kosto-përfitimet, duke informuar qytetarët në bazë të të dhënave të dala nga puna e kryer në terren. Ndërkohë, banorët patën mundësi të parashtrojnë mendimet dhe shqetësimet e tyre, duke bërë që raportet përfundimtarë të reflektonin edhe qëndrimin qytetar.
Advertisement






Marshime
Me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe aktivistëve lokalë u organizuan 4 marshime në qytetin e Korçës dhe


Pogradecit, me qëllim rritjen e presionit ndaj bashkive përkatëse për marrjen e masave konkrete për reduktimin e ndotjes sezonale të ajrit.


Dhjetra banorë u bënë pjesë e marshimeve, duke kërkuar marrjen e masave konkrete për këtë problem serioz në këto qytete.