
1 minute read
Artivizëm
Rritje e angazhimit rinor në çështjet sociale, mjedisore dhe grupeve të marxhinalizuar, përmes përdorimit të artit ishte në fokus të projektit “Artivist Stafetë – Dibra Project Cycle”. Në këtë kuadër u realizuan një sërë aktivitetesh, duke nisur me një cikël trajnimesh me të rinjtë e Dibrës. Përmes “BOOTCAMP-it” që u organizua, të rinjtë mësuan sesi arti, si një metodë jo e dhunshme, mund të përdoret për të ndryshuar mentalitete, për të prishur stereotipet dhe për t’u përballur me çështje të mëdha sociale. Gjatë trajnimeve ata u njohën me disa prej formave që mund të përdorim në këtë drejtim, sikurse janë filmat e shkurtër, podcastet, tregimi i historisë apo piktura.

Advertisement




