Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School rr.Qemal Stafa, nr.226, Tiranë tel. 00355 692076068 – 04 2267048 www.udhaeshkronjave.edu.al Viti 2013-2014 është edhe viti i parë në të cilin ne plotësojmë Kartën e Performancës së Shkollës Të dhëna të përgjithshme për shkollën Shkolla “Udha e shkronjave” Cambridge International School është në Tiranë dhe mbikqyret nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë. Ajo është licensuar në 30 maj 1997 si shkollë private në sistemin bazë, tashmë 9-vjeçar. Numri i nxënësve të shkollës në vitin 2013-2014 ishte 56. Nxënësit në shkollën tonë vijnë nga lagje të ndryshme të Tiranës. Prindërit e nxënësve janë kryesisht specialistë të fushave të ndryshme (ekonomistë, ushtarakë, mjekë, mësues, informaticienë, biznesmenë kryesisht të mesëm). Ka një numër thuajse të njëjtë ndërmjet vajzave dhe djemve. PROGRAMET Shkolla ofron jo vetëm programet shtetërore, por edhe paketat mësimore Cambridge Primary, Cambridge Secondary 1 dhe Cambridge Secondary 2 (Cambridge IGCSE). Kjo u bë e mundur në saj të licensimit tonë në 2012 si Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit (Cambridge International School) prej Cambridge International Examinations. Paketat mësimore të Kembrixhit ndikojnë mësimdhënien e këtyre lëndëve anglisht, matematikë, shkencë, kimi, fizikë, biologji, TIK duke filluar që nga klasa parashkollore dhe deri në klasë të nëntë. Shkolla ofron edhe mësimdhënien e gjuhës gjermane, duke filuar që nga klasa e parë. TË VEÇANTAT NË PROGRAMET E SECILËS KLASË Parashkollori – Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 1 Klasa 1 - Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 1&2 Klasa 2 - Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 3 Klasa 3- Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 4 Klasa 4 - Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 5 Klasa 5 - Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 6 Klasa 6 – Cambridge Secondary 1 (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 7 Klasa 7 - Cambridge Secondary 1 (anglisht, matematikë, shkencë, TIK)– Niveli 8 Klasa 8 - Cambridge Secondary 1 (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 9 Klasas 9 – Cambridge IGCSE 1|faqe