Katalogu i Kurseve Online nga "Udha e shkronjave" Home Study College

Page 1

Home Study College ©

KATALOGU I KURSEVE ONLINE Shkëlqimin tuaj ne e provojmë me certifikimet ndërkombëtare nga Cambridge International Examinations dhe Cambridge English pjesë e Cambridge Assessment, departament i Universitetit të Kembrixhit dhe Olimpiadën XVII Kombëtare (1-9 qershor 2017), organizuar nga “Udha e shkronjave”

7-11 vjeç 11-14 vjeç PËR REGJISTRIME: info@udhaeshkronjave.edu.al - (00355) 692076068

14-16 vjeç 16-19 vjeç

udhaeshkronjave.edu.al


“Udha e shkronjave” Home Study College ©

TOUCHSTONE ONLINE

English Grammar in Use

Niveli A1-B1 (30 javë mësimore online)

Niveli B1-B2 (30 javë mësimore online)

KURS I GJUHËS ANGLEZE

145 mësime gramatike

Ofruar nga Cambridge University Press dhe moderim nga “Udha e shkronjave” Touchstone kurs i ri me katër nivele për të rritur dhe të rinj, duke i kaluar nxënësit nga niveli fillestar në atë mesatar (CEFR: A1–B1). Bazuar në studimet e arkivës që ka Kembrixhi në gjuhën angleze Touchstone e mëson anglishten ashtu si ajo është duke u përdorur. Touchstone paraqet gjuhën e natyrshme në kontekst autentik dhe zhvillon qartë strategji të bisedës në mënyrë që nxënësit të flasin rrjedhshëm dhe të tregojnë siguri.

Rezultatet

Ne kemi mundësi t’i japim nxënësit dhe prindit raporte të plota mbi përparimin që përfshijnë mësimet, ushtrimet, saktësinë, kohën e shpenzuar, përqindjet, kohët e hyrjes online. Kjo shërben për marrjen e vendimeve të frytshme.

Ofrohet nga Cambridge University Press dhe moderim nga “Udha e shkronjave”. Nxënësit mund të punojnë sipas radhës që ata pëlqejnë ose sipas zgjedhjes që ne bëjmë. Çdo mësim fillon me një shpjegim të gramatikës. Praktika e dëgjimit dhe e shqiptimit të fjalëve dhe fjalive shkon paralel me shpjegimin e gramatikës. Klikimi i një butoni fjalori, iu çon menjëherë në Fjalorin Online të Kembrixhit, ku nxënësi mund të kontrollojë kuptimin e fjalës dhe shqiptimin e saj. Ka shënime mbi gabimet e zakonshme që bëhen. Çdo sqarim gramatike është i shoqëruar me ushtrime të tipeve të ndryshme. Ka një buton për ndihmën ndaj studentit, për çdo hap që bën online. Pas plotësimit të ushtrimit, nxënësi mundet të kontrollojë automatikisht përgjigjet, për të parë nëse plotësimi ka qenë i drejtë apo i gabuar dhe mundet që të kalojë ose në “provo përsëri” ose në “më trego përgjigjet e sakta”. Ideja në përdorimin e këtyre opsioneve nuk është që nxënësit të testohen, por të ndihmohen në të kuptuar dhe që të korrigjohen dhe të përparojnë.

Kushton për 30 javë:

€ 150 - Touchstone Online € 150 - English Grammar in Use € 260 - Të dyja kurset më sipër Certifikatat e Kembrixhit: YLE, KET, PET dhe FCE, CAE, çmimet nga € 80 deri €180

PËR REGJISTRIME: info@udhaeshkronjave.edu.al - (00355) 692076068

udhaeshkronjave.edu.al


Ndihma është një klikim larg.

MATEMATIKA NDËRKOMBËTARE e OKSFORDIT Klasat 1-12 (gjimnaz dhe 9-vjeçare) (30 javë mësimore online)

Mësime dhe praktika online

Botuar nga Oxford University Press. Prej katër vjetësh, “Udha e shkronjave” e ofron atë për pjesëmarrësit në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës. Është një kurs i mrekullueshëm për bazat e matematikës dhe për ecjen përpara në to. Shpjegim i animuar, i saktë, i bukur, interesant, me mjetet që duhen për të vepruar dhe për të dëshmuar

Mësime dhe praktika online

Botuar nga Oxford University Press. Prej katër vjetësh, “Udha e shkronjave” e ofron atë për pjesëmarrësit në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës. Është një kurs i mrekullueshëm për bazat e matematikës dhe për ecjen përpara në to. Shpjegim i animuar, i saktë, i bukur, interesant, me mjetet që duhen për të vepruar dhe për të dëshmuar

Rezultatet tuaja në çast

Rezultatet e punës së tij nxënësi i merr në çast dhe prindi ka shumë raporte lidhur me përparimin, kohët e hyrjes, përpjekjet e bëra.

Kushton për 30 javë:

€ 150 - Kurs i Përgjithshëm (8-14 vjeç) € 250 - Kurs për provimin maj 2017 për Certifikatën Cambridge IGCSE (15-16 vjeç) € 350 - Kurs për Cambridge As Level (16-18 vjeç) € 180 - Provimi Cambridge IGCSE (maj 2017) € 230 - Provimi Cambridge As Level (maj 2017) € 320 - Provimi Cambridge A Level (maj 2017) PËR REGJISTRIME: info@udhaeshkronjave.edu.al - (00355) 692076068

udhaeshkronjave.edu.al


“Udha e shkronjave” Home Study College ©

MËSIMET E SHKENCËS ONLINE

Kimi, biologji, fizikë, shkencë e kombinuar - klasat 6-12 (30 javë mësimore online)

Mësime, literaturë dhe testime

në kimi, fizikë dhe biologji, që mund të hapen nga një seri pajisjesh elektronike. Nxënësit lexojnë mësimet, shohin e dëgjojnë animimet shpjeguese, kanë mundësi të komunikojnë me mësuesin e shkollës “Udha e shkronjave”. Të përdorin një seri mjetesh identifikuese për ta personalizuar materialin e tyre, të lëvizin lirshëm nga një përmbajtje në tjetrën, të përdorin kutinë e kërkimit me termat apo numrat e faqeve që ju intersojnë, të plotësojnë ushtrimet me zgjidhje automatike, të marrin pjesë në detyrat e lëna nga mësuesi dhe të kenë edhe raporte mjaft të detajuara për arritjet e tyre në kursin online.

Rezultatet

Të gjitha veprimtaritë online, ushtrime dhe testime regjistrohen në regjistrin online që është mjaft i detajuar dhe një mjet shumë i mirë për nxënësin dhe prindin për të marrë vendime lidhur me ecurinë në biologji, kimi, fizikë.

Kushton për 30 javë: € 150 - Shkencë e kombinuar € 150 - Secila nga shkencat € 250 - Përgatitje për provimin Cambridge IGCSE në maj 2017 € 180 - Provimi Cambridge IGCSE (maj 2017) € 230 - Provimi Cambridge As Level (maj 2017)

PËR REGJISTRIME: info@udhaeshkronjave.edu.al - (00355) 692076068

udhaeshkronjave.edu.al


Nxënësit tanë janë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

TESTIMET ONLINE - ONLINE Kontrolle semestrale online - Klasa 1-10

TESTIMET ONLINE nën monitorim të prindërve në shtëpi

Në mars 2016, ne realizuam për herë të parë testimet online me nxënës nga Shqipëria dhe Kosova, nën monitorimin e prindërve. Monitorimi i prindërve garanton që rezultati që merr fëmija në testimin online është e vërteta mbi arritjet e tij në lëndë të ndryshme. Në vitin 2016-17, nxënësit do të kenë mundësi të vlerësohen online në dy semestra dhe do të shohin pikat e tyre të forta dhe të dobta.

TESTIMET ONLINE

Semestri 1 - 20-28 janar 2017 Semestri 2 - 20-28 maj 2017 ➢ Klasa 1,2

€ 40 - Semestri 1 dhe € 50 për Semestrin 2

Teste online në Gjuhë shqipe, matematikë, shkencë.

➢ Klasa 3,4,5

€ 50 - Semestri 1 dhe € 70 për Semestrin 2

Certifikimi Online

Menjëherë sapo mbaron testi, nxënësi shkarkon certifikatën dhe merr rezultatin e tij në përqindje dhe një grafik që tregon paraqitjen në fusha të ndryshme të lëndës: Për shembull në lëndën e gjuhës merr: Drejtshkrim 60% Morfologji 82% Sintaksë 79% Fjalëformim 92% dhe në total 78%.

Teste online në gjuhë shqipe, anglisht, matematikë, shkencë.

➢ Klasa 6,7

€ 60 - Semestri 1 dhe € 100 për Semestrin 2

Teste online në gjuhë shqipe, anglisht, matematikë, biologji, fizikë, histori, gjeografi.

➢ Klasa 8,9,10

€ 70 - Semestri 1 dhe € 110 për Semestrin 2

PËR REGJISTRIME: info@udhaeshkronjave.edu.al - (00355) 692076068

Teste online në gjuhë shqipe, anglisht, fizikë, matematikë, biologji, kimi, histori, gjeografi.

udhaeshkronjave.edu.al


“Udha e shkronjave” Home Study College ©

Kompetencë Globale - Kurs dhe forum Online Pjesë e Olimpiadës XVII Kombëtare, 1-9 qershor 2017

Olimpiada XVII Kombëtare

Olimpiada Kombëtare e shkollës “Udha e shkronjave” është veprimtaria më e madhe kombëtare për moshat 5-15 vjeç. Olimpiada XVII Kombëtare do të jetë në 1-9 qershor 2017 dhe konkurrohet në lëndët matematikë, shkencë, gjuhë shqipe, dhe kompetencë globale. Për herë të parë ne futëm konceptin e kompetencës globale në 2016 dhe të aftësive të shekullit 21 dhe jemi të lumtur që ky do të jetë viti i dytë që ne e thellojmë punën.

Vetëdija Globale dhe Aftësitë e Shek.21 synim i Olimpiadës XVII Kombëtare “Ju faleminderit për mundësinë për të shkruar disa fjalë për revistën “Me botën në mendje” e lidhur me Olimpiadën Kombëtare, dhe që i kushtohet Kompetencës Globale, programit tonë Cambridge Global Perspectives dhe Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara. Rëndësia e vetëdijes globale dhe e ndërlidhjes globale është duke u rritur ditë pas dite por kuptimi prapa ‘të qënurit global’ jo. Nisma si e juaja janë një pjesë e rëndësishme për rritjen e të kuptuarit global, dhe një mundësi për nxënësit e rinj për të parë rëndësinë dhe vendin e tyre në botë. Programe si tonat, inisiativa si tuajat dhe fokusi në objektiva të matshme dhe prioritete të organizmave botërore si OKB, të gjitha shpien para në një mënyrë sistematike rëndësinë e reflektimit të mendimit kritik dhe bashkëpunimit në botën e sotme, gurë themeli të edukimit global.” Paul Bullen-Smith, drejtues i programit Cambridge Global Perspectives Pjesë nga përshëndetja hyrëse për revistën “Me botën në mendje” butuar nga “Udha e shkronjave”

Çfarë është Kompetenca Globale? Shkollë Pilot e Kembrixhit “Kompetencë Globale është aftësia, gatishmëria dhe përkushtimi për të kuptuar dhe për të vepruar lidhur me çështje me rëndësi globale.” Veronica Boix-Mansilla & Anthony Jackson

“Udha e shkronjave” për vitet 2016-2018 është caktuar të jetë Shkollë Pilot e Kembrixhit për programin Cambridge Global Perspectives. Programi edukon aftësitë e shekullit 21 të ndërlidhura me tema globale. Nxënësit tanë ka filluar punën tashmë.

Kompetenca Globale - punohet online dhe verifikohet në Olimpiadën XVII Kombëtare (1-9 qershor 2017) Temë diskutimi online dhe vlerësim i punës në Olimpiadën XVII Kombëtare Në forumin Online jepet tema globale për të cilën nxënësit punojnë dhe diskutojnë në grupe (e njëjta klasë). Në ditët e Olimpiadës XVII Kombëtare (1-9 qershor 2017), vlerësohet reflektimi individual mbi temën e dhënë dhe të punuar online. Raporti i pikëve në Vlerësimin e punës Online dhe reflektimit individual ditën e olimpidës do të jetë 1 me 2. Pra nëse pikët janë 30, do të jepen 10 pikë për punën online dhe 20 pikë për punën me shkrim ditën e olimpiadës që i kushtohet së njëjtës temë.

Sa kushton?

Kompetenca Globale përfshihet në regjistrimin e Olimpiadës XVII Kombëtare që kushton € 35. Garat janë: • Gjuhë shqipe • Matematikë • Shkencë • Kompetencë Globale

STAFI I MËSUESVE që mbështet KURSET

Stafi i Kurseve Online formohet me mësues specialistë të lëndës që kryesisht punojnë çdo ditë me nxënës të shkollës “Udha e shkronjave”. Kjo garanton që ne do të jemi profesionalë dhe metodikë në organizimin e mbasdites dhe fundjavës së nxënësve online.

PËR REGJISTRIME: info@udhaeshkronjave.edu.al - (00355) 692076068

udhaeshkronjave.edu.al


Mund të regjistroheni në çdo kohë të vitit.

Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit (TIK) Sipas programit të Kembrixhit që zbaton “Udha e shkronjave”

Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit është tani pjesë e përvojës mësimore të nxënësve në shumë vende të botës. Ajo mësohet si lëndë më vete, por edhe si pjesë e kurrikulave të tjera, tashmë TIK shihet si një aftësi e të njëjtës rëndësi me lexim-shkrimin, apo në punën me numrat. Programi online është skicuar të japë mësimet e para në aplikimet e TIK për të cilat ata kanë një nevojë për t’i përdorur, për ta fituar atë aftësi dhe të kuptojnë ndikimin e teknologjisë në jetën tonë. Programi online i përshtatet moshave

dhe zhvillon kompetencën dhe aftësitë praktike. Është e mundshme edhe vlerësimi dhe certifikimi online. Në çdo nivel vështirësie apo moshë, nxënësit e përdorin TIK-un:

• për të komunikuar • për të organizuar informacionin • për të modeluar • për matje dhe kontroll

Tre nivelet kryesore të programit: • Niveli 1: Hapat e Parë (Klasat 1-3) • Niveli 2: Hapat e Zhvillimit (Klasat 4-6) • Niveli 3: Në udhën e duhur. (Klasat 8-10)

Programet dhe çmimet përkatëse

Për nxënësit që zgjedhin 6 module, zbritet 10%

Hapat e parë

Hapat e Zhvillimit

Në Udhën e Duhur

Niveli 1 - 60 orë € 120

Niveli 1 - 60 orë € 140

Niveli 1 - 60 orë € 160

Fillimet me tekstin Fillimet me ilustrimet Fillimet me grafikët

Thellim në punën me tekstin Thellim në ilustrimet Thellim në grafikë

Dokumente për një qëllim Multimedia për një qëllim Databazë për një qëllim

Niveli 2 - 60 orë € 120

Niveli 2 - 60 orë € 140

Niveli 2 - 60 orë € 140

Fillimet e kontrollit Fillimet me kërkimet Fillimet me emailin

Thellim në kontroll Thellim në internet Thellim në e-mail

Kontroll për një qëllim Webdesign për një qëllim Rrjet për një qëllim

Moshat 5-9 vjeç

CERTIFIKIMI:

Moshat 9-12 vjeç

Moshat 12-15 vjeç

€ 70 - Certifikata Cambridge ICT Starters, Niveli 1 (3 module) € 130 - Certifikata Cambridge ICT Starters, Niveli 1 (6 ose 8 module)

PËR REGJISTRIME: info@udhaeshkronjave.edu.al - (00355) 692076068

udhaeshkronjave.edu.al


Ne ju sjellim cilësinë e arsimit në shtëpitë tuaja Përfitimet nga Kurset tona Online

Kush na beson në çfarë bëjmë?

• Mësoni më shumë, më mirë, në pak kohë, në shtëpi. • Plotësoni kurrikulën që nuk e gjeni në shkollë. • Ne ju organizojmë edhe në projekte në grupe online. • Stafi dhe drejtuesit e shkollës diskutojnë për ecurinë

Cambridge International Examinations, departament i Universitetit të Kembrixhit, lider botëror në ofrimin e programeve mësimore për moshat 5-19 vjeç, na ka besuar: • Statusin Cambridge International School dhe programet Cambridge Primary, Secondary 1, IGCSE dhe Cambridge A Level, që mbulojnë shkollimin 5-19 vjeç. • Statusin Cambridge Pilot School për Cambridge Primary/Secondary 1 Global Perspectives, program pilot për edukimin e aftësive të shekullit 21. • Statusin Cambridge Professional Development Centre, për zhvillimin profesional të mësuesve. • Mijëra nxënës nga Shqipëria dhe Kosova kanë marrë pjesë në Olimpiadat Kombëtare dhe Lokale për 16 vjet.

tuaj dhe reagojnë si grup që ju të keni sukses. • Çdo nxënës ka një mësues përgjegjës online. • Raportet që krijohen mbi rezultatet tuaja janë një nivel shumë më lart krahasuar me shkollën, sepse janë më të shpeshta, shpesh janë automatike dhe për to punojnë lider botërorë (Cambridge, Oxford) • Cilësia e kurrikulës sonë mbështetet me certifikimet ndërkombëtare më të njohura në botë, siç janë Cambridge IGCSE, Cambridge As&A Level lëshuar nga Cambridge International Examinations ose me certifikatat e Cambridge English: YLE, KET, PET, FCE, CAE.

Merrni dëftesën për studimin tuaj në kushtet e shtëpisë Dëftesa për punën online lëshuar nga një institucion serioz dhe i besuar si shkolla “Udha e shkronjave” vlen shumë për CV-në tuaj si nxënës apo student. Ne sigurohemi shumë që dëftesa të jetë e vërtetë! Për ta patur nxënësi, duhet të ndjekë këtë (a) paketë kursesh dhe (b) vlerësimesh online me siguri shtesë dhe (c) paraqitje fizikisht në Olimpiadën XVII Kombëtare: Online • English Grammar in Use & Touch Stone (Cambridge) • 30 javë Online • Matematikën (Oxford) dhe Problemzgjidhje • 30 javë Online • Shkencë (Oxford & ScienceBits) • 30 javë Online • Informatikën (TIK) (6 module) (Cambridge) • 30 javë Online • Testimet Online (Janar, Maj 2017) • 6-16 teste (siguri shtesë) Tiranë • Pjesëmarrjen në Olimpiadën XVII Kombëtare • 1-9 qershor 2017 Pagesa për paketë: 700 euro (Kl.3-5) dhe 800 euro (Kl.6-9)

Paketa për dëftesë kushton rreth 30% më pak nga totali individual.

REGJISTROHU NË KURSET DHE VLERËSIMET ONLINE PËR ZBRITJET NË ÇMIME

Për kurse që kushtojnë mbi 300 euro, ulja 10%. Për kurse që kushtojnë mbi 600 euro ulja 20-30%.

REGJISTRIMI NË OLIMPIADËN XVII KOMBËTARE • Nxënësi i olimpiadës kombëtare që kryen testimet online (janar, maj 2017) nuk bën pagesë për Olimpiadën XVII Kombëtare. • Nxënësi i olimpiadës kombëtare që kryen testimet vetëm për një semestër ka zbritje €15. • Pagesa pa zbritje për Olimpiadën XVII Kombëtare është €35 dhe përfshin konkurrimet, klasifikimet dhe certifikimin në 4 lëndë: gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale.

DETAJET E LLOGARIVE BANKARE Shqipëri - Banka Kombëtare Tregtare

Llogaria “Udha e shkronjave” 428743025 (Euro) IBAN AL3520511289743025CLPRCFEURK (Lekë) IBAN AL6820511289743025CLPRCLALLK

Kosovë - ProCredit Bank

Llogaria 1189003661000105 (Udha e shkronjave)

REGJISTRIME DHE INFORMACIONE

PËR REGJISTRIME: info@udhaeshkronjave.edu.al - (00355) 692076068

info@udhaeshkronjave.edu.al cel.0692076068 - udhaeshkronjave.edu.al

udhaeshkronjave.edu.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.