SA VJET PËRPARA ËSHTË SHKOLLA "UDHA E SHKRONJAVE"?

Page 1

Sa vite përpara jemi? (krahasim me shkollat që kanë program shtetëror)

AFTËSI TË SHEKULLIT 21 (Global Perspectives)

Të paktën 4 vjet përpara Pse? Në aftësitë e shekullit 21 hyjnë kryesisht kërkimi, analiza, reflektimi,

vlerësimi, komunikimi dhe bashkëpunimi. Programi lidhur me to quhet Cambridge Global Perspectives është program pilot i Cambridge International Examinations, për të cilin shkolla “Udha e shkronjave” do të jetë një nga 5 shkollat pilot në Evropë dhe një nga 25 shkollat pilot në botë. Pilotimi zgjat 2 vjet, por edhe pas kësaj shkollave të tjera do t’u duhen vite ta shtrijnë programin në nxënësit e tyre, të paktën 2 vjet sa ju deshën Kembrixhit për ta vënë në zbatim (pilotim). Në rastin më të mirë, zbatimmi i këtyre programeve në shkolla të tjera do të dojë jo më parë se katër vjet.

ANGLISHT - të paktën 3 vjet përpara

Pse? Kjo duhet parë lidhur me përcaktimet që kanë ministritë përkatëse. Ministria e Arsimit në dokumentin e saj për provimin e lirimit në lëndën e anglishtes përcakton si nivel të provimit A2, që tek ne merr fund në klasë të gjashtë, ndërsa ne nivelin e provimit Cambridge IGCSE në klasë të nëntë e kemi B2, që do të thotë një nivel në IELTS nga 6 - 6.5 deri në 7.00. Mësuesit e anglishtes e dinë që nga A2 deri në B2, normalisht kalohet për 3 vjet. KIMI - të paktën 3 vjet përpara

Pse? Duhet ditur që njohuritë e kimisë janë hequr nga klasa e gjashtë dhe e

shtatë nga programi shtetëror. Duke qenë se edhe në klasë të pestë ne bëjmë kapitullin e kimisë, dhe vijojmë me kiminë edhe në klasën e gjashtë dhe të shtatë, diferenca jonë në kimi bëhet të paktën 3 vjet me shkollat shtetërore dhe private me program shtetëror.

MATEMATIKË - të paktën 1 vit përpara

Pse? Duhet ditur që Ministria e Arsimit ka zgjedhur t’u ofrojë shkollave

tekste mësimore që më parë janë botuar për t’iu përgjigjur programeve të miratuara nga Cambridge International Examinations, që është institucioni që i ka miratuar shkollës “Udha e shkronjave” statusin “Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit”. Ne filloren e mbyllim me 6 nivele të Kembrixhit që na mbarojnë në klasën e pestë, ndërsa programi shtetëror e mbyll në klasën e gjashtë atë që ne e bëjnë në të pestën dhe kjo kështu vazhdon saktësisht në çdo klasë më lart. Nivelin IGCSE në matematikë të avancuar shteti e ka planifikuar të mbarojë në të njëmbëdhjetën, ndërsa ne këto vite të fundit e kemi përfunduar në të nëntën, në anglisht dhe të certifikuar nga Kembrixhi me certifikatat Cambridge IGCSE. Nëse shohim cilësinë që vjen edhe prej provimeve ndërkombëtare dhe olimpiadave në lëndën e matematikës mendojmë se së bashku me diferencën në programe garantohet më shumë se një vit diferencë në arritjet e nxënësve tanë.

TIK - të paktën 4 vjet përpara

Pse? Në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi jemi të paktën 4 vjet

përpara në krahasim me programin shtetëror. Koha që ne i kushtojmë në orarin tonë kësaj lënde gjatë nëntë viteve është 4.5 herë më shumë. Shtuar kjo me seriozitetin me të cilën zhvillohet kjo lëndë që përfaqësohet nga programi i Kembrixhit që zbatojmë, nga kontrolli i cilësisë që Kembrixhi na ofron dhe nga numri i vogël i nxënësve nëpër klasa në mësime që zhvillohen me një kompjuter përpara, të gjitha së bashku japin këtë rezultat. Jemi e vetmja shkollë që kemi dhënë certifikatat Cambridge IGCSE në dy lëndë Shkencë Kompjuteri dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. Jemi të vetmit që kemi kaluar edhe në lëndën Shkencë Kompjuteri.


FIZIKË - të paktën 1 vit përpara

Pse? Duhet ditur që Ministria e Arsimit ka zgjedhur t’u ofrojë shkol-

lave tekste mësimore që më parë janë botuar për t’iu përgjigjur programeve të miratuara nga Cambridge International Examinations, që është institucioni që i ka miratuar shkollës “Udha e shkronjave” statusin “Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit”. Fizikën që në shtet është parashikuar për klasat 6,7,8,9 ne e realizojmë respektivisht në klasat 5,6,7,8. Në të nëntën ne hyjmë në fizikën që shteti e ka planifikuar për gjimnaz.

BIOLOGJI - të paktën 1 vit përpara

Pse? Duhet ditur që Ministria e Arsimit ka zgjedhur t’u ofrojë shkollave

tekste mësimore që më parë janë botuar për t’iu përgjigjur programeve të miratuara nga Cambridge International Examinations, që është institucioni që i ka miratuar shkollës “Udha e shkronjave” statusin “Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit”. Biologjinë që në shtet është parashikuar për klasat 6,7,8,9 ne e realizojmë respektivisht në klasat 5,6,7,8. Në të nëntën ne hyjmë në biologjinë që shteti e ka planifikuar për gjimnaz.

GJERMANISHT - Hyjmë në 1% të shkollave që e zhvillojnë. Vite përpara të tjerëve

Në Tiranë, janë tre shkolla shtetërore që ndjekin projektin gjerman. Pjesa tjetër e shkollave shtetërore nuk e zhvillon gjermanishten. Pak nga shkollat private e kanë si gjuhë. “Udha e shkronjave” synon që përmes mësimit të gjuhës gjermane në klasat 6,7,8,9 të arrijë një nivel B1 të zotërimit të gjuhës gjermane. Numri i nxënësve të ciklit të lartë në Tiranë që studiojnë gjermanishten llogaritet në 1% dhe këtu hyn edhe shkolla “Udha e shkronjave”. Kjo na vendos ne në pararojën e shkollave lidhur me punën në gjuhën gjermane. Gjermanishtja është një mundësi tjetër për nxënësit tanë që mundet të shohin të ardhmen e studimeve të tyre të larta në Gjermani. Dihet që Gjermania ka tarifat më të ulta në universitet dhe kjo e bën këtë shtet mjaft tërheqës për studentët.

NË ZHVILLIM PROFESIONAL TË MËSUESVE

SHUMË VITE PËRPARA Ajo që “Udha e shkronjave”, prej vitit 2015, u ofron mësuesve në zhvillimin profesional është e standardit botëror. 120 orë trainimi për Certifikatën Ndërkombëtare të Kembrixhit në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie janë një themel i shëndoshë për një punë shumë cilësore të mësuesve tanë me nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave”. Shkolla jonë ka statusin Qendër e Kembrixhit për Zhvillim Profesional. Certifikata e Kembrixhit në mësimdhënie jepet në anglisht dhe njihet nga Instituti i Edukimit në Londër, pjesë e University College dhe lider botëror në fushë, në klasifikimet e fundit Nr.1. Ajo vlen me 60 kredite të nivelit 4 në Angli, ndërsa Diploma që e pason (360 orë trainimi) vlen 60 kredite të nivelit 5 të kualifikimit të mësuesve në Angli.

UDHA E SHKRONJAVE

Cambridge International School


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.