GJUHA SHQIPE - Naim Frashëri

Page 154

Mes hijeve Zosimea hijerëndë e heshtur pas kolonash rri, po ne presim Naimin gjimnazist me lirikat e Shqipërisë në gji.

Llambro Ruci

GJUHA SHQIPE - NAIM FRASHËRI

NAIM FRASHËRI PROFET PËR SHQIPTARËT Naim Frashëri gëzon të gjitha ato tipare që sot mendohet gjerësisht se i ka një Profet. Për të mbështetur këtë mendim, nevojitet t’u referohemi burimeve akademike më të njohura botërisht për profecinë dhe profetin. [Kjo nuk do të thotë se po vërtetojmë një teori, pasi vetë profecia për disa ekziston si dukuri dhe për disa nuk ekziston. Thjesht po ndjekim atë linjë që rrjedh nga kuptimi i përgjithshëm për këtë dukuri që është i njëjtë si për ata që besojnë, ashtu edhe për ata që nuk besojnë.] Një nga enciklopeditë botërore më të njohura është Encarta. Në këtë enciklopedi (botim 2008) thuhet për profecinë: “Profecia është një dukuri e besimit gjatë së cilës një mesazh dërgohet prej Zotit (apo prej një perëndie) tek njerëzit, prej një ndërmjetësi, apo profeti. Mesazhi mund të përmbajë një referim ndaj ngjarjeve të ardhshme, por shpesh është thjesht një paralajmërim, inkurajim, apo një copëz informacioni. Profecia në kuptimin e saj të mirëfilltë përfshin ogurin (shenjë e asaj që do të ndodhë në të ardhmen), hamendësim, parashikim, fatthënie, të cilat janë teknika prej të cilave, besohet se mund të mësohen urdhërimet, testamenti i zotave. Profetët janë shprehur shpesh në ekstazë, dalldi, ngazëllim (një gjendje që mund të shkaktohet prej metodave të ndryshme, duke përfshirë këtu muzikën dhe vallëzimin). Vënia në pah, theksimi i mesazhit profetik ka ndryshuar, variuar, disa profetë duke theksuar besimin, të tjerë moralin, dhe të tjerë aspektin misionar të jetës fetare. Profetët janë shfaqur përgjatë gjithë historisë dhe pothuaj në të gjitha shoqëritë.” 154

Për të argumentuar “Naim Frashëri - Profet”, le të ndjekim linjën e sjelljes së argumentave për çdo karakteristikë dhënë në përkufizimin e Encartas: “Profecia është një dukuri e besimit gjatë së cilës një mesazh dërgohet prej Zotit (apo prej një perëndie) tek njerëzit, prej një ndërmjetësi, apo profeti.” Argumentimi: Siç shihet në përshkrim lihet pa përmendur se si konkretisht bëhet e mundur përcjellja e mesazhit. Pra për këtë nuk mund të ketë evidencë (dukje), prandaj dhe kjo nuk është çështje shkencore (pra që mund të vërtetojë një teori), por thjesht çështje besimi. Fakti që puna me përcjelljen e mesazhit hyjnor është kështu dhe jo ndryshe, vërtetohet nga thënia e Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezën, Vatikani po e klasifikon (është në udhë e sipër) si shenjtore, pra që i përmbush kushtet e përcjelljes së mesazhit hyjnor). Ajo thotë: “Isha e sigurt se ky ishte zëri i Zotit. Isha e sigurt se ai më thërriste mua. Mënyra se si më thirri nuk duhet të të preokupojë, se kjo është diçka midis Zotit dhe meje: ç’është me rëndësi, është se Zoti e thërret secilin në mënyrë të ndryshme. Ne nuk kemi ndonjë meritë. Ajo që është shumë me rëndësi është që t’i përgjigjemi me gëzim thirrjes së tij. Unë tani jam aq e sigurt sa ç’kam qenë në ato çaste të rënda dhe dramatike se kjo ishte punë e Zotit dhe jo e imja. Dhe, pasi që kjo ishte punë e Zotit, unë e dija se bota do të përfitonte”

Shkolla shqipe


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.