Regjistrimet në Olimpiadën XVI Kombëtare

Page 1

• Matematikë • Gjuhë shqipe • Shkencë • Kompetencë Globale

Gjuhë shqipe

Projekti i recitimit “Naim Shqipëria”

MATEMATIKË Përgatitje Online 21-31 maj 2016

RE D GJ er IS in T ë 2 RI 0 M ME AJ T

T 16 LE r 20 NA o FI ersh q 9 1-

OLIMPIADA XVI KOMBËTARE

SHKENCË

Përgatitje Online

21-31 maj 2016


Gjuhë shqipe

Projekti i recitimit “Naim Shqipëria”

GARAT

Nga libri i olimpiadës “Gjuha shqipe” nxënësi zgjedh një vjershë nga Naim Frashëri. Regjistron veten duke e recituar me kamera ose celular, e ruan videon me emërtim Kod + emër, psh. 5025_Emër_Mbiemër dhe e nis në adresën olimpiada@udhaeshkronjave.edu.al deri në datën 22 maj. Video vlerësohet me 1-5 pikë për llogari të garës së gjuhës shqipe. DO TË JEPEN EDHE 10-15 ÇMIME TË VEÇANTA

MATEMATIKË

SHKENCË

Përgatitje Online

Përgatitje Online

21-31 maj 2016

Të gjithë nxënësit e Olimpiadës XVI Kombëtare do të kenë ndihmë online në faqen e Oxfordit MyiMaths.com pa pagesë shtesë për 10 ditë.

21-31 maj 2016

Për herë të parë, të gjithë nxënësit (klasa 5-9) e Olimpiadës XVI Kombëtare do të kenë ndihmë online në një nga faqet më të mira në botë për mësimin e shkencës për moshën.

Tezat mbështeten kryesisht në programin shtetëror në lëndët matematikë, gjuhë shqipe dhe shkencë.

KOMPETENCË GLOBALE

Punë në grup online 15-30 qershor 2016

Kompetenca Globale është një nga drejtimet e reja të shkollës “Udha e shkronjave”. Nxënësit do të logohen në https://classroom.google.com ku do të punojnë rreth një teme online në grup (jo individual). Tema është detyrim për kalim, por nuk vlerësohet me pikë.


REGJISTRIMI JU KRYENI PAGESËN NË BKT deri në 20 maj 2016

Paguhet 35 euro në bankën BKT (Shqipëri), llogaria “Udha e shkronjave” IBAN AL3520511289743025CLPRCFEURK ose 428743025 dhe Kosovë ProCredit llog 1189003661000105, me komentin “Për aplikim për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla në Olimpiadën 16 Kombëtare”. Kjo pagesë përfshin 3 testet në datat 1-9 qershor, përgatitjen online në Matematikë dhe në Shkencë (21-31 maj) dhe temën e kompetencës globale në qershor. Fakultative: Nxënësit që kanë humbur fazën e parë online, por që dëshirojnë t’i kryejnë tre testime përgatitore online (nga shtëpia) në datat 22 maj (matematikë), 26 maj (gjuhë shqipe) dhe 28 maj (shkencë), mund të bëjnë pagesën shtesë 22 euro, pra 57 euro gjithsej. Testimet përgatitore kontrollojnë të gjithë lëndën dhe janë një parashikim shumë i mirë i nivelit.

REGJISTRIMI I VONUAR KA PAGESË SHTESË Vonesa e parë 21-25 MAJ - 5 euro shtesë. Vonesa e dytë 26-30 Maj - 10 euro shtesë

JU komunikoni me email me ne

Prindi dërgon me e-mail skanimin e pagesës në adresën e-mail: olimpiada@udhaeshkronjave.edu.al dhe për siguri një SMS në 0692076068 me tekst: “Kreva pagesën për emri atësia mbiemri, datëlindja, e-mail dhe cel i prindit.”

www.olimpiada.al Merrni Kartën e Regjistrimit brenda 20 majit

NE: Ju nisim kartën e regjistrimit

Në emailin tuaj ju nisim kartën e regjistrimit. Nëse nuk keni marrë kartën e regjistrimit, nuk quheni të regjistruar. Në raste të veçanta, shkolla ruan të drejtën të kërkojë dokumente nga nxënësi, si vërtetimi i shkollës ose dëftesa e një viti më parë. Karta e regjistrimit printohet dhe paraqitet ditën e olimpiadës.


ORARI DHE VENDI I PARAQITJES Ora 8.00 - 8.30, në Hotel Eklips, përballë qendrës tregtare TEG, Tiranë.

VESHJA KUQEZI Në olimpiadë nxënësit paraqiten kryesisht me një kombinim të ngjyrave kuq e zi (dhe/ose të bardhë) DATAT E OLIMPIADËS Sipas radhës së klasave datat janë 1,2,3,4,5,6,7,8. Në datën 8 zhvillohet gara për klasën 8 dhe klasa 9, njëkohësisht.

FOTO dhe FILMIMI

Të gjithë nxënësit dhe prindërit që vijnë në olimpiadë quhet e mirëqenë se kanë pranuar dhe lejojnë fotografimin, filmimin dhe publikimin për synime pozitive të shkollës “Udha e shkronjave”.

RREGULLAT PËR NXËNËSIN E OLIMPIADËS XVI KOMBËTARE 1) Ju duhet të paraqiteni në kohën e caktuar në ditën e testit. 2) Ju duhet të keni vetë mjetet tuaja: p.sh. stilolaps, laps, vizore. 3) Ju nuk duhet të merrni makina llogaritëse ose pajisje elektronike. 4) Ju nuk duhet të merrni asnjë material tjetër që ju jep një përfitim të pandershëm. 5) Zotërimi i materialeve të paautorizuara, edhe sikur të mos e kishit ndërmend t’i përdornit, mundet që t’ju ndëshkojë ose të humbni të drejtën e pjesëmarrjes. 6) Ju nuk duhet të paraqiteni në vend të dikujt tjetër. 7) Ju nuk duhet të flisni, të përpiqeni të komunikoni apo të shqetësoni pjesëmarrësit e tjerë në kohën që testi është duke u zhvilluar. 8) Nëse keni ndonjë dyshim, mundet t’i drejtoheni mësuesit mbikqyrës. 9) Ju nuk duhet të merrni me vete asnjë material që ka shërbyer gjatë testit, ku futen edhe fletat e shënimeve.

REZULTATET botohen në www.olimpiada.al dhe www.udhaeshkronjave.edu.al APELIMI: Testet korrigjohen 2 herë nga dy grupe të ndryshme, për të shmangur gabimet. Nëse prindi kërkon një korrigjim për herë të tretë në formë apelimi, ai, brenda 15 qershorit kryen pagesën 10 euro në bankën BKT (e njëjta llogari e regjistrimit) dhe na njofton për këtë. Korrigjimi jep vetëm vendimin përfundimtar dhe jo testimin. Nuk pranohen kërkesa për të parë apo marrë testimin.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.