GJUHA SHQIPE - Naim Frashëri

Page 121

Prandaj kombi i tërë Qan me lote pa pushuar, Për shërbimet që i ka bërë: Për jetë duk’ e kujtuar.

ASDRENI

GJUHA SHQIPE - NAIM FRASHËRI Erdhi prilli, ç’u shkri bora Himariote

Mëmëdheu Çajupi

Erdhi prilli, ç’u shkri bora majave. Mbani vesh, bije këmbora, majave. O pranvera, vera-vera, sa gëzim, këndojn zogjtë nëpër ferra, pa pushim. Gjithë natyra ç’u ndryshua, dhe ndryshon. Gjithë toka zbukuruar, lulëzon.

Mëmëdhe quhet toka Ku më ka rënurë koka, Ku kam dashur mëm’ e atë, Ku më njeh dhe gur’ i thatë, Ku jam rritur me thërrime, Ku kam folur gjuhën time, Ku kam fis e ku kam farë, Ku kam qeshur, ku kam qarë, Ku rroj me gas e me shpresë, Ku kam dëshirë të vdesë.

Zogjtë dy nga dy jetojnë, në fole. Çajnë qiellin e shkojnë, si rrufe.

Përralltarja Xhevahir Spahiu

Tarja nuk e lan fytyrën… Dionis Bubani

S’do që s’do të bjerë qepalla, s’më zë gjumi pa përralla; pa arush, ujk e të tjerë s’mbyllet syri që të flerë.

Tares mjalti i pëlqen, e shijon edhe yndyrën, por, pas buke, kohë s’gjen, kurrë nuk e lan fytyrën.

Asnjë zë s’ndihet në dhomë: - Mami, mami, hë, tregomë! Një përrallë për zonjën dhelpër, po s’desh dhelpra, për një ketër.

- Kafshët, - thotë, - (dhe fik dritën) porsa panë gjahtarët, ikën …

- O moj mami, përralltare, Çdo përrallë një dritare. Ti kallzon, kallzon kaq bukur, Në çdo fjalë rri një flutur.

Në çdo fjalë trokon kali, vret e prêt kuçedrën djali; del qerosi mendjemprehtë bukuroshen e merr vetë.

Pasi shqepet me ushqim, del në rrugë i palarë, i flet nëna pa pushim, por më kot, avazi i parë!

Gjithmonë bërtet mamaja, le të lodhet ajo kot… … Taren na e zu belaja, se e ndoqën grenxa plot.

U pendua “trimi” Tare, kur pa grenxat mizëri… Po ato s’iu ndanë fare, e pickuan mirë e mirë, sa u ënjt, u bë fuçi!

Ja qepalla zë e ulet, mami thotë diçka për lulet. Mijëra lule buzë një lumi… Mua, trak, më zuri gjumi.

Udha e shkronjave 121


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.