SHKOLLA
______________________________
RREGULLORE PER ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHOQATËS SË SPORTIT TË SHKOLLËS MIRATOI
MIRATOI
KRYETARI I SH.S.SH.
DREJTORI I SHKOLLËS
________________________
____________________________ KREU I. QËLLIMI I RREGULLORES
1. Kjo rregullore ka si qëllim të ndihmojë në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e
aktivitetit të përditshëm të Shoqatës së Sportit të Shkollës (Sh.S.Sh). 2. Sh.S.Sh është një organizim shoqëror dhe profesional, që synon të
promovojë kontributin e aktivitetit fizik dhe sportiv në zhvillimin social, fizik, emotiv dhe mendor të nxënësve, si dhe të krijojë për ta një mundësi për zhvillimin e talentit të tyre në disiplina të ndryshme sportive. 3. Të përcaktojë rregullat, të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve që
përfshihen, bashkëpunojnë dhe kanë marrëdhënie me Sh.S.Sh.
KREU II QËLLIMI DHE DETYRAT E SHOQATËS
1. Qëllimi i Sh.S.Sh do të jetë promovimi, zhvillimi dhe realizimi i
veprimtarive sportive gjithvjetore në shkollë, me përfshirjen dhe organizimin e nxënësve të shkollës, si dhe përfaqësimin e shkollës në veprimtaritë sportive ndërshkollore jashtë procesit mësimor. 2. Brenda shoqatës sportive shkollore ekzistojnë seksione të ndryshme
sportive, në të cilat nxënësit stërviten në sportin që ata kanë zgjedhur dhe e përfaqësojnë shkollën e tyre në gara e ndryshme sportive. 3. Fusha
e veprimtarisë së Shoqatës Sportive të Shkollës është e përqendruar në kryerjen e aktiviteteve sportive e edukative me fëmijët e të rinjtë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit