BESA E BUJARËVE SHQIPTARË

Page 88

[BN - 681] Mëmëdhe quhet toka, Ku më ka rënurë koka, Ku kam dashur mëm’ e atë, Ku më nje dhe gur’ i thatë, Ku kam pasur shtëpinë, Ku kam njohur Perëndinë, Stërgjyshët ku kanë qënë, Dhe varret q’i kanë vënë, Ku jam rritur me thërrime, Ku kam folur gjunë time, Ku kam fis, e ku kam farë, Ku kam qeshur, ku kam qarë, Ku rronj me gaz e me shpresë, Ku kam dëshirë të vdesë.

BESA

LIBRI I SHENJTË

Te ky vend ku jemi rritur Në një djep bërë me dru Kemi lindur, kemi vdekur Varret tona janë këtu! Jorgo Papingji [BN - 686] Ma kanose, syrgjynose Më dërgove s’di se ku Kemi ikur, kemi ardhur Trojet  tona janë këtu. Jorgo Papingji [BN - 687] Ma tymose, ma nxirose Ma plagose qiellin blu Çajupi [BN - 681] Jemi gdhir’e jemi ngrysur Yjet tona janë këtu! Jorgo Papingji [BN - 688]

Qjell me shkaba shqipëtar! Male mbushur me dragona! Këto fusha derdhur n’ar, Deti plot margaritarKëto janë viset t’ona! Lasgush Poradeci [BN - 682] Këtu leu që në fillim Trim’i dheut si zog i shkruar; Leu dh’u la për trashëgim - Me nderim e me qëndrim – Besa jon’ e shentëruar. Lasgush Poradeci [BN - 683] Ha! dhe’e bukura liri Këtu mbretëroj përjetë: Mbretëroj: e plot mëri, Bëri në rezik të zi Prej kujtdo një trim me fletë. Lasgush Poradeci [BN - 684]

Atje lejn, po, Toskë e Gegë, Si dy rreze n’flakë t’nji dielli: Si dy rrfe, qi shkojn te djegë, Kur shkrepë reja nalt prej qielli. Gjergj Fishta [BN - 685]

88

N

S’jam tribu, s’jam tribu Ne k’to troje s’jam tribu Kam lindur në k’të tokë Dhe do vdes këtu! Jorgo Papingji [BN - 689] Brez pas brezi hapëm shkëmbin Me parmendën bërë me dru Kemi mbjellë e kemi korrur Rrënjët tona janë këtu! Jorgo Papingji [BN - 690] Morëm dritë nga faq’e diellit, Gjuhën tonë e bëmë me nur Shpendin e lirisë së qiellit Përmbi gjak e bëmë flamur. Jorgo Papingji [BN - 691] Sa bajlozë këtu dërgove, Mbret e krajla me ushtri Po shqiptar më mbeti emri Edhe vendit Shqipëri! Jorgo Papingji [BN - 692]

FALTORJA SHQIPTARE

Artur Shkurti


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.