BESA E BUJARËVE SHQIPTARË

Page 256

BESA

N

LIBRI I SHENJTË

CEREMONIA E LINDJES Lindja e fëmijës është një gëzim familjar, por duhet të jetë e tillë edhe për të tërë komunitetin e bujarëve shqiptarë. Fëmijët e komunitetit mblidhen në faltore për t’i uruar mirëseardhjen. Në këtë çast vijnë familjarët për t’u treguar shokun apo shoqen e tyre të re dhe festojnë së bashku. Kjo vendoset në një ditë të përshtatshme pasi fëmija njeh prindërit e tij. Njëri nga fëmijët thotë fjalët e Naimit.

O foshnjazët’ e uruar! U kam mall’ e dashurinë, Më k’ënda t’u mbanj nër duar, U dua si Perëndinë. (Naim Frashëri)

Lerini gjithë të vinë Të vegjëlthitë ndaj meje Se edhe vetë Perëndinë Ndër ata donja ta gjeje, (Naim Frashëri)

Po falu në buzët gazë, Dhe në sythit bukurinë, E rriti cazë-nga-cazë, Duke dhënë urtësinë; (Naim Frashëri)

Të tjerët vazhdojnë Lutja e radhës që realizohet nga të gjithë duke e ndarë në strofa:

Epu jetëzën’ e gjatë, Edhe mos i lerë kurrë Pa mëmëzë e pa atë, Dhe në breng e të sëmurë, (Naim Frashëri)

Janë ëngjëj të vërtetë, Xbriturë nga Perëndija, Posi luletë në jetë, Q’u ngjajnë nga miturija, (Naim Frashëri) Ah! mos i bëni të qajnë, Kurrë të mos mallëngjehen, Syt’ unjur të mos i mbajnë, Dhe të meken’ e të ndehen; (Naim Frashëri) Po të qeshin të nxitojnë, Të bredhin’ e të gëzohen, Të prëhen’ e të këndojnë, E kurrë të mos mejtohen, (Naim Frashëri) Më vjen keq t’u mardhnjë dora, E faqeza bukuroshe, Kur bij’ e shkreta dëbora, Dhe këmbëza vogëloshe. (Naim Frashëri)

256

Zot’i math e i vërtetë! N’atë sy kurrë mos shtjerë Lotn’ e hidhur e të shkretë, Dhe mos e lërë të bjerë, (Naim Frashëri)

S’munt t’i shoh të mallëngjyer, A të varfër’ e të mjerë! Dhe të grisur’ e të çqyer! Kurrë, kurrë mos i lerë! (Naim Frashëri) Falu gjithë mirësitë, Të rrojnë me nder në jetë, Të mësojnë dituritë, Të bëhenë të vërtetë; (Naim Frashëri) Të nderojnë mëmëdhenë, Vjeftënë t’ia lartësojnë, Mbi gjithë botët t’a ngrenë, Si lule t’a zbukurojnë. (Naim Frashëri) Prindërit e fëmijës ëmbëlsojnë fëmijët. Vijon festa në mënyra të ndryshme.

FALTORJA SHQIPTARE

Artur Shkurti


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.