BESA E BUJARËVE SHQIPTARË

Page 154

[BN - 1212]

BESA

O! sa qenë të gënjyer Ata që vuan për botë! Turp të math kanë rrëfyer, Punuanë fare kotë. Naim Frashëri [BN - 1200] Hiquni, o të pabesë! Se e zeza do t’u presë! Naim Frashëri [BN - 1201] “Perëndije s’pattë frikë? Ësht’ i lik e i pabesë kush tradhëton mëmëdhenë e kombinë, pa s’ka shpresë, se atë gjall’ nuk’ e lenë. Qysh u ndodhtë ju të marrë, ju bët’ armik kombin tuaj, tek ishitë shqipëtarë, përse u bëtë të huaj?” Naim Frashëri [BN - 1202] Mbreti u tha dhe ca fjalë, ata shum’ u mallëngjyen, pasdaj fajnë ua falë, se të gjorët’ u gënjyen, pa të vërtetën’ e njohnë, ng’ajo që bënë më parë, me gjithë zëmr’ u pendohnë dhe u bënë shqipëtarë. Naim Frashëri [BN - 1203] U lëshua përmbi mbrenë! se doj të bëhej mbret vetë! të përmbyste mëmëdhenë! mëndj’ e zez’, o mëndj’e shkretë! Naim Frashëri [BN - 1204] Lëfton vëllaj të vëllanë! godit t’ëmënë i biri! djali mund të vrasë t’anë! punë që s’e bën i miri. Naim Frashëri [BN - 1205] Po e kishinë gënjyer, të shkretënë errësirë dritë ja kishin rrëfyer dhe ligësinë të mirë! Naim Frashëri [BN - 1206]

154

N

LIBRI I SHENJTË

Vinte të goditte mbrenë! e të prishte Shqipërinë! të shkretonte mëmëdhenë! e gjettë më Perëndinë! Naim Frashëri [BN - 1207] Shqyptari kishtë shkrue: N’kët vòrr po kalben eshtnat t’njí qyqari, Qi turpnisht jetën e vet e ká shkue; Shqyptar, për fat t’zij edhe bír Shqyptari, Punoi për Grekët, Shqypninë me tradhtue: TRADHTUER emnohej, sa ish gjallë ky i shkretë, E tradhtuer emnin ká m’e pasë për jetë. Filip Shiroka [BN - 1208] Mjerë ai që i jep puthjen e tradhtis’ kombit të vet, Mëmëdheut dhe të birit të të lartit zot në qiell! Deri kur, o miq të dashur, do mundin këta të huaj Të na kthejnë ne në kafshë me atë shkopin e Çirçës? Deri kur për interesat e të tjerëve do të punojmë? Pse të tjerëve t’u shërbejë gjith’ kjo mendje e trimëri? Mjerë ne! Pse për të huajt kaq flijime e vetëmohim? Naim Frashëri [BN - 1209] Ne jemi për Shqipëri, ti për jetë faqezi! Vlorë [BN - 1210] “Mos dëgjojmë çka thot’ tradhtia, Gegë e Toskë nji asht’ Shqipnia” Kukës [BN - 1211] O mini-ministrat tanë, harram e paçi paranë, ju që na shitët vatanë!

FALTORJA SHQIPTARE

Përmet [BN - 1212] Artur Shkurti


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.