BESA E BUJARËVE SHQIPTARË

Page 150

[BN - 1143]

BESA

N

LIBRI I SHENJTË

Shokë! kemi në mest tënë Shum’armik’ e trathëtorë! Popo! mos u qoftë thënë! Veç që s’kanë gjë në dorë! Naim Frashëri [BN - 1143]

Fajn’ e math kur do ta njohin Njerëzit’ e mallëkuar? Dritënë pse nuk’ e shohin, Apo janë të verbuar? Naim Frashëri [BN - 1150]

Harruanë Mëmëdhenë! Dh’e lanë kombinë tënë E një tjatërë na gjenë! Popo! mos u qoftë thënë! Naim Frashëri [BN - 1144]

Janë së gjithash të marrë! Dhe të liq me të vërtetë, Mëmëdheut bëjnë varrë, Po do të bienë vetë. Naim Frashëri [BN - 1151]

Lanë Zonjën’ e lëvduar E zunë një kurvë shtrigë, Të ndyr’ e të mallëkuar, Të fëlliqur’ e të ligë! Naim Frashëri [BN - 1145]

Se mbretëron e vërteta, S’del kurrë gënjeshtr’e shkretë, T’ish ashtu, qe prishur jeta, S’kish mbetur gjë e vërtetë. Naim Frashëri [BN - 1152]

Lanë mëmëdhenë të çveshur Dhe mundohenë për botë, Pa dhe bota, duke qeshur, U thotë: mundohi kotë! Naim Frashëri [BN - 1146]

Ata turpinë fitojnë, Nder’ e tyre posht’ e hedhin, Dhe armikëtë gëzojnë E në errësirët bredhin. Naim Frashëri [BN - 1153]

Qysh u bënë Efialtë E nuk e njohin të mirën? Uthullën pandehin mjaltë Edhe dritë errësirën! Naim Frashëri [BN - 1147]

Nuk’ është kurrë harruar Dh’e mira dh’e lig’ e shkretë Të gjitha janë paguar S’ka mbetur gjë në jetë. Naim Frashëri [BN - 1154]

Buk’ e Mëmëdheut i zëntë! Trathëtorët’ e pabesë! Dhe Zoti dërmën’ u dhëntë! Kurrë mos paçinë pjesë! Naim Frashëri [BN - 1148]

Lerini, pa do ta gjejnë, Të vërtetën do ta njohin, Se tani s’e dinë ç’bëjnë, Janë të verbër’ e s’shohin. Naim Frashëri [BN - 1155]

Miqt’ armiq i kanë bërë, Armikëtë miq i zunë; Qysh janë fyell të tërë! Ç’është kjo e madhe punë! Naim Frashëri [BN - 1149]

Opopo! ç’turp kanë marrë! Janë bërë trathëtorë! Dhe s’janë më shqipëtarë, Se nga kombi hoqnë dorë! Naim Frashëri [BN - 1156]

150

FALTORJA SHQIPTARE

Artur Shkurti


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.