SHQIPERIA DHE SHQIPTARET NGA PIRO TASE

Page 38

Tase rrugen e driten qe ata shperndane me mirenjohje per vendin tone neper bote. Ne shqiptaret duhet ta njohim me mire historine dhe te krenohemi me ato virtyte qe kemi trasheguar dhe qe ka nevoje sot shoqeria jone. Ka shume informacion ky liber, sikur nje moment te ndalesh ne nje pasazh te tille qe na sjell Pouqueville ne vitin 1806 kur flet per banoret e ketyre trevave gjate udhetimeve te tij neper Toskeri, dhe i shkonin per shtat kur i pa dhe u magjeps prej bukurise se tyre …grate e Myzeqese dhe rrafshit te Tomorrit jane thesare me vlere te verteta bukurie per kuroren e Dashurise. Me sy te medhenj, te kalter e te ndricuar me flake qiellore, me floke te geshtenje ne te verdhe apo geshtenje te erreta, hunde te holle, goje te embel dhe elegante-keto jane dhurata qe japin grate toske…ato me lekundjet e tyre trupore, elegante dhe te ndjeshme, me finesen e kembeve te tyre, cdokush mund ti mare per perendesha te lashtesise apo per nimfa me te cilat Profeti zbukuroi parajsen ku priste miqte e tij me te nderuar … te gjitha cfaqen si prototipe te Perendis te bukurise. Libra te tilla na duhen me shume sot dhe mendoj se padyshim kesaj serie mund ti bashkengjiten edhe mjaft dekumenta e shkrime qe ndodhen neper libra dhe arkiva te vendeve te tjera. Pergezoj autorin per punen e kujdesshme qe ka bere dhe vazhdon te beje. AVRAM MITRO XHUMARA: - Libra të tillë janë mjaft të mirëpritur nga lexuesi shqiptar. Shohim në këto vite që po botohen mjaft shkrime dhe libra për historinë tonë. Një pjesë e mirë e tyre janë krijime serioze që nuk të hiqen nga mendja për nga informacioni i ri dhe interesant që sjellin. Por dallohen, gjithashtu, edhe mjaft libra pa vlerë që mbushin raftet e librarive dhe nuk përtypen nga lexuesi sepse ato janë krijime të bëra me porosi dhe të paguara nga duar e para të pista që duan të ndryshojnë historinë nëpërmjet informacioneve aspak serioze e joshkencoreshte. Mund të jenë shkrues shqiptarë edhe aq më keq edhe të huaj që vendosin tituj reklamues për gjoja rishikimin e historisë së shkruar, himne për ngjarje e figura të errëta por dhe pa merita. Mjaft shkrime e kujtime të politikanëve të dështuar të kohës së mbretërise apo bashkëpunimit fashist, të shkruara nëpër shtëpitë dhe kafenetë e Europës, në arratinë dhe vetminë e madhe, ku me plot nostalgji e shumë vrer e mllef sajojnë pozicione atdhetare dhe mendime keshilltarësh të urtë por që nuk u kuptuan në ato kohëra. 38


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.